Superpremio per fitoren ne Korce?!

Superpremio per fitoren ne Korce?!

Në rast se skuadra merr tri pikët ndaj kampionëve në fuqi, me shumë gjasa do të ketë një shpërblim ekstra nga presidenca. Kukësi tashmë është përqendruar seriozisht tek ndeshja e fillim javë, ajo me Skënderbeun e cila do të zhvillohet ditën e hënë. Kuksianët, kanë si synim që të marrin tri pikët në këtë përballje, ndërkohë ë nga ana e drejtuesve, duket se kanë filluar që të qarkullojnë edhe zërat se për tre pikët, do të ketë edhe një super shpërblim.

 

Ndeshja me Skënderbeun vlen shumë për Kukësin, pas një fitore e mundshme në Korçë, jo vetëm që konsolidon pozitat e verilindorëve në krye të tabelës, por e bën edhe më të madh diferencën me kampionëët në fuqi të Skënderbeut. Kukësi, në këto tre vite ka arritur që të fitojë në Korçë, megjithatë kjo sfidë është ndryshe, pasi edhe për Skënderbeun varet gjithë sezoni. Presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici, sa herë që bëhet fjalë për sfida të tilla, apo për fitore të mëdha nuk kursehet për skuadrën e tij. Ndeshja duket se ka “filluar” me deklarata nga të dyja kampet, por në fushë do të jetë tjetër gjë, në fund do të fitojë vetëm njëra dhe ajo që do të tregojë më shumë klas dhe maturi…


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama