Sulmi terrorist ne Paris Kadare Shqiptaret te mos perfshihen jane europiane

Sulmi terrorist ne Paris, Kadare: Shqiptaret te mos perfshihen, jane europiane

Sulmi terrorist i një dite më parë në Parisë kundër revistës satirike “Charlie Hebdo” është komentuar edhe nga shkrimtari Ismail Kadare. Masakra e një dite më parë ka përfshirë edhe shqiptarët, kryesisht ata në Kosovë, me një pjesë të mirë që justifikojnë sulmin terrorist dhe një pjesë tjetër që nuk pajtohet me të. Në një intervistë për “Gazetën Express”, Kadare ka thënë se populli shqiptar s’duhet të vuajë më nga komplekset e identitetit të dyfishtë dhe as të ndihet përgjegjës për veprimet e të tjerëve.

“Është një komb i vetëdijshëm, është një komb me identiteti europian, ka lindur në kontinentin europian, midis qytetërimit europian. Është në gjuhë, kulturë, mentalitet e kujtime kombëtare europian. Kombi shqiptar s’ka pse të vuajë nga komplekset e identiteti të dyfishtë”, ka thënë ai.

Sipas Kadaresë kombi shqiptar duhet të bindet se është europian dhe s’ka të bëjë me këto ngjarje. “Është europian, ka rrënjë europiane, ka histori europiane, ka kulturë europiane, ka kujtesë europiane, ka gjuhë europiane. Kjo është. Asgjë tjetër”, nënvizoi Kadare.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama