Studimi Ne jemi gjenetikisht te ngjashem me miqte qe perzgjedhim

Studimi: Ne jemi gjenetikisht te ngjashem me miqte qe perzgjedhim

Ne jemi po aq të ngjashëm gjenetikisht me miqtë tanë, saç jemi me kushërinjtë e radhës së katërt, thonë shkencëtarët

Studimi

Një studim i ri i publikuar këtë të javë, këshillon se miqtë mund të jenë më shumë se njerëz ku mbështetemi kur nuk jemi të fuqishëm, ata në fakt mund të ndihmojnë vazhdimësinë e dikujt, në aspektin gjenetik.

“Duke hetuar të gjithë gjenomin, ne zbuluam se përgjithësisht jemi të ngjashëm gjenetikisht me miqtë tanë,” – tha James Fouler, një bashkautor i studimit dhe profesor i gjenetikës mjekësore dhe shkencës së politikës në San Diego. “Ne kemi ADN më të ngjashme me ata që përzgjedhim si miq, sesa me të huajt që jetojnë në të njëjtën popullatë me ne.”

Gjatë dekadës së shkuar, Fouler dhe bashkautori Nikolas Christakis, profesor i sociologjisë, biologjisë evolucionare dhe mjekësisë në Jeill, kanë studiuar shkencën që fshihet pas lidhjeve shoqërore. Ata kanë kërkuar një shpjegim biologjik për miqësinë.

Duke përdorur të dhëna nga një institut kërkim që vazhdon studimet prej vitit 1948 e deri më sot, “Framingham Heart Study”, kërkuesit ishin në gjendje të kryenin atë që sipas tyre është analiza e parë e gjenomëve që lidh gjenotipet mes miqve.

Të dhënat e marra kanë shtrirje të madhe hapësinore dhe studimi i Institutit Amerikan të Zemrës është projektuar vite më parë për të identifikuar faktorët gjenetikë dhe mjedisor që ndikojnë në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të tjera. Për këtë arsye të dhënat ishin ideale për studiuesit Fouler dhe Christakis.

Studimi kishte 1932 subjekte. Një grup përbëhej nga miq të palidhur mes tyre, ndërsa grupi tjetër përbëhej nga të huaj që nuk kishin lidhje. Shkencëtarët ekzaminuan 1.5 veçori të variacioneve gjenetike për të matur me saktësi shkallën gjenetike që çdo person kishte të ngjashme me mikun apo të huajin.

“Ne zbuluam se ndajmë rreth 1 për qind të gjeneve me miqtë,” – thotë Fouler. Në përgjithësi, studimet tona tregojnë se jemi po aq të ngjashëm gjenetikisht me miqtë, sa jemi me kushërinjtë e katërt ose me njerëzit me të cilët kemi të përbashkët stër-stër-stër-stërgjyshërit.”

Nga gjenet e ngjashme mes miqve që nuk ishin të afërm, studiuesit zbuluan se gjenet e sistemit të nuhatjes ishin më të pranishme se zakonisht.

“Miqtë priren t’i nuhasin gjërat sipas të njëjtës mënyrë,” tha Fouler. Në kohën prehistorike, për shembull, njerëzit që pëlqenin aromën e gjakut mund të bënin gjueti së bashku, ata që mblidhnin lule mund të preferonin aromën e luleve të egra. Sot, Fouler thotë, se kjo mund të ndodhë me njerëzit që pëlqejnë aromën e kafesë në kafene.

Hulumtuesit thonë se ADN-ja jonë mund të jetë forca shtytëse që fshihet pas aktiviteteve ndaj të cilave tërhiqemi dhe atyre sociale. Për këtë arsye, priremi të ndërveprojmë dhe të krijomë miqësi me njerëzit që janë gjenetikisht të ngjashëm me ne.

Gjithashtu, gjenet që kemi të përbashkët me shumicën e miqve, janë nën evolucion të shpejtë. Duket se këto gjene të përbashkëta po evoluojnë më shpejt sesa gjenet tona të tjera, pretendojnë kërkuesit.

“Rrjetet sociale mund të jenë duke e nxitur akoma më shumë evolucionin,” tha Fouler.

Kërkuesit zbuluan po ashtu se njerëzit me të cilët zgjedhim të lidhemi priren të jenë ndryshe nga ne për nga aspekti imunitar, gjë që mund të na ofrojë mbrojtje shtesë. Ky zbulim mbështet kërkime të mëparshme që kanë zbuluar se bashkëshortët kanë gjene të ndryshme të sistemit imun.

Kjo ndodh instinktivisht pasi kur njëri nga bashkëshortët sëmuret, tjetri duhet të jetë i fuqishëm për t’i mbijetuar shkatërrimit të sistemit imunitar për dy arsye: të kujdeset për partnerin/en dhe për të mbrojtur të vegjlit e tyre.

Studimi i mësipërm është kategorizuar si metagjenetik, që do të thotë se ne nuk jemi vetëm një kombinim i gjeneve tona por edhe i gjeneve të njerëzve me të cilët jemi të lidhur.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama