Nga sot cmimi i biletes urban behet 40 leke kundershtojne udhetaret

Nga sot cmimi i biletes urban behet 40 leke, kundershtojne udhetaret

Duke filluar nga sot, 1 shkurt të gjithë qytetarët që do te zgjedhin transportin urban për të udhëtuar në Tiranë do të paguajne 10 lekë më shumë për biletën dhe 400 lekë më shumë për abonenë.

Pra do të paguajnë 40 lekë një biletë urbani dhe 1600 lekë abonenë.

Vendimi i miratuar në Këshillin Bashkiak në mbledhjen e fundit të 2015 në dhjetor, hyri në fuqi sot.

Në linjat e transportit në kryeqytet janë vërejtur edhe pakënaqësi nga qytetarët, të cilët në disa raste kanë refuzuar të paguajnë 40 lekë biletën.

Një ditë më parë nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku bëri publik 10 masat që Shoqatat e Transportit Urban duhet të zbatojnë, në të kundër do të penalizohen deri në heqje të licencës.

Shoqata e Transportit Urban janë shprehur se vazhdojnë ende negociatat me bashkinë për rritje të mëtejshme, deri në 70 lekë të biletës së urbanit. Sipas tyre indeksimi me 40 leke i biletës nuk plotëson nevojat për një shërbim më të mirë.

Nga ana tjetër, PD akuzon kryebashkiakun Veliaj se po abuzon në kurriz të qytetarëve, pasi rritja e çmimit të biletës i kushton 6 milionë dollarë në vit më shumë. PD i ka bërë thirrje qytetareve qe te refuzojnë këtë çmim.

 

 

 

Nje grup te rinjsh protestojne duke refuzuar te paguajne bileten 40 leke. #Reago

Posted by Nisma #Thurje on Monday, February 1, 2016

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama