Koncert i Orkestres Simfonike te RTSH ne TOB

Koncert i Orkestres Simfonike te RTSH ne TOB
Në datën 21 janar, ora 19:00, Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të jap një koncert në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë. Në këtë koncert marrin pjesë solistë prestigjiozë të skenës muzikore italiane dhe shqiptare. Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar drejtohet nga mjeshtri Eddi De Nadai. Shoqërojnë Suela Picirin në violinë, Rocco Filippini në violonçel, Bruno Canino në piano. Zë recitues është Nikolin Gurakuqi. Programi parashikon ekzekutimin e Simfonisë Nr.1 në Do maggiore të L. Van Beethoven-it, të Capriccio Italiano të P.I. Ciajkovskij-it dhe, në premierë absolute në Shqipëri, të Concerto dell’ Albatro, shkruar në 1945 nga G. F. Ghedini, frymëzuar nga një fragment i mrekullueshëm tek Moby Dick i Melville-it, ku përshkruhet takimi i parë, mbi kuvertën e një anieje, me një albatros. Koncerti organizohet nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me RTSH.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama