Mezuraj 200 vepra te piktorit Pano Kondo

'Mezuraj', 200 vepra te piktorit Pano Kondo
Skenografi dhe piktori Pano Kondo, ka prezantuar në ambientet e muzeut "Mezuraj", koleksionin dhe albumin me 200 veprat më të mira të karrierës së tij 40-vjecare. Arti piktorik i Pano Kondos tregon stilin dhe stili njeriun. Vete Pano është i frymëzuar nga skenografia, gjë që duket në gjeometrinë dhe simbolizmin e detajeve. Pas viteve '90, krijimtaria e Pano Kondos merr një zhvillim të ri cilësor dhe tërheq vëmëndjen e kritikës së specializuar artistike, që e konsideron si një nga piktorët më të talentuar të gjeneratës së re. Punët e tij ruhen në shumë institucione, koleksionistë privatë dhe Muzeu "Mezuraj", i cili është institucioni që ka pjesën më të spikatur dhe më përfaqësuese të krijimtarisë së Pano Kondos.

Autori i shumë ekspozitave vetjake dhe të përbashkëta, brënda dhe jashtë vëndit. Pano Kondo ekspozitën në Muzeun "Mezuraj" e ka kulmin e pjekurisë së tij më të plotë. Arti i tij i vecantë, midis ekspresionizmit dhe realizmit, përfaqësohet nga një liri e madhe krijuese që ka si karakteristikë "luftën e ngjyrave", si dhe një teknikë të kultivuar. Për kontributin e tij si artist, Pano Kondo është vlerësuar me dekret të Presidentit të Republikës, me Urdhrin "Naim Frashëri i Artë".

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama