Kesulkuqja ne Teatrin e Kukullave

'Kesulkuqja' ne Teatrin e Kukullave
Në Teatrin Kombëtar të fëmijëve do të jepet, më 21 dhe 22 janar, shfaqja "Kësulkuqja". Përralla klasike e Kësulkuqes e vënë në skenë nga një regjisor italian, duke ju përmbajtur në mënyrë rigoroze temës, fakteve dhe ngjarjeve të kësaj përralle. Bashkëpunimi i aktorëve të trupës profesioniste të teatrit, me regjisorin italian, kanë sjellë një performancë të ndryshme të kësaj përralle.

E interpretuar me kukulla, shfaqja fillon natyrshëm me kësulkuqen që niset për të shkuar tek gjyshja e saj që ishte semurë dhe rrugës ndeshet në peripeci, të cilat vënë në rrezik jetën e saj. Ujku e ndalon rrugës dhe mundohet ti sajojë një rreng. Kësulkuqja kur arrin tek gjyshja përballet me ujkun i cili kishte zënë vëndin e gjyshes në krevat. Pas përpjekjeve për të shpëtuar i vinë në ndihmë banorët e tjerë që e vrasin ujkun.

Për rezervime telefononi në: +355 42 222 446

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama