Dy shfaqje per femije ne Metropol

Dy shfaqje për fëmijë në Metropol
Teatri i Metropolit për Fëmijë në Tiranë shfaq në sallën "Çehov", në datën 14 janar dhe 21 janar ora 10:30, pjesën "Tomi, Xherri dhe Spajku". Kurse të dielën në datën 15 janar dhe 22 janar ora 10:30 po në sallën "Çehov", do të shfaqet pjesa tjetër për fëmijë "Maçoku me çizme". "Tomi, Xherri dhe Spajku" është vënë në skenë nga regjisorja Oriana Cama me skenografi të Beqo Nanajt dhe skenografi të Genti Deçkës. Interpretojnë Aldjon Matarangasi, Ledio Janushi dhe Marsel Rupi.

Tomi, Xherri dhe Spajku janë personazhe të njohur të botës Disney, të adhuruar në filmit e animuar, vetëm se këtë rradhë përkthyesja Milena Selimi i ka bërë të flasin shqip. Një kockë e hedhur në mes të skenës nxit fantazinë dhe djallëzitë e Tomit &Xherrit, të cilët me shumë vështirësi mund të jetojnë bashkë pa luftë dhe konflikte, por kur është fjala për Spajkun, qenit të tyre të përgjumur, bëhen bashkë. Në pjesën "Maçoku me çizme" bëhet fjalë për një maçok inteligjent dhe një mbret të paditur. Një djalë i varfër i cili papritur bëhet princ. Një princeshë që dashurohet me shikim të parë.

Një vajzë dhe një djalë që rrëfejnë historinë e mrekullueshme, aventurën e jashtëzakonshme të Maçokut me çizme. Milena Selimi, autorja e kësaj pjese, u tregon fëmijëve përse pikërisht Maçoku është personazhi më i shkathët, më inteligjent dhe plot besim në vetvete dhe përse është veshur me çizme.

Në këtë pjesë me regji të Nelson Mullës interpretojnë Lorenc Kaja, Ermela Ruri, Aldjon Matarangasi, Ledio Janushi dhe Emiljano Palushi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama