Star Academy siguria per te qene spektakel i sukesshem

Star Academy, siguria për të qenë spektakël i sukesshëm

Mjaftoi nje nate e pare, e cila zgjati ne me shume se tre ore per ta kuptuar se "Star Academy 2" do te sjelle edhe me shume emocione, edhe me shume debate, edhe me shume spektakel  ne mbremjet e te premteve, per gati 14 jave me rradhe. Jo vetem pse sfidantet duken shume me energjike, jo vetem pse kete here Zana Çela ka mbledhur rreth vetes edhe me shume profesioniste (Agim Krajka, Pirro Çako, Sokol Marsin, Albi Nako, Enada Hoxha e Gerti Vaso, Andy DJ), por mbi te gjitha sepse formatit te vjetshem i jane shtuar dhe shume e shume elemente te rinj, të cilët duket se e kane bere edhe me interesante.

Ndryshimi
Ajo qe na erdhi permes ekranit te Tv Klanit ne mbremjen e se premtes, ishte shume ndryshe. Por megjithate, shumeçka te sillte ne mendje heren e pare. Sepse tek e fundit kjo eshte vazhdimesia e te pares. Ndaj jo pa qellim spektakli i nates se pare do te niste pikerisht me ata te rinj qe u bene protagoniste nje vit me pare, nga po ajo skene, nga po ky spektakel, pra nga kjo Akademi.

Valon Shehu, Erga Halili, Ronela Hajati, Orgesa Zajmi (sfidante qe do te arrinin deri ne finalen e akdemise se pare) apo dhe me grupi i baletit, pjese e se ciles tashme jane bere nje numer i konsiderueshem nga sfidantet e vjetshem te dancit, u shfaqen aty per te kujtuar edhe nje here se cfare fame mund te merret nga "Star Academy".

Nese nje vit me pare ata s'ishin gje tjeter veçse ca te rinj te panjohur, tani ata kane kenget e tyre te regjitruara ne cd, jane bere pjese e festivaleve dhe koncerteve te medha, jane trajtuan ne shkolla jashte Shqiperise, pra kane nje cv shume te pasuruar ne fare pak kohe.

Sfida
Sigurisht qe kete do te arrijne dhe sfidantet e rinj. Te cilet e treguan qe ne kete nate te pare se jane shume me ambicioze e shume me te forte per garen e ethshme. Performanca e tyre e pare ishte e mrekullueshme, aq sa nese Zana Çela nuk do t'i kishte prezantuar ne fillim, do te ishte e veshtire te dalloje nese ishin te vjetrit apo te rinjte ne ate skene. Ishin te rinjte, te cilët ne tre javet e parapërgatijeve per te nisur kete spektakel kishin mesuar jo pak.

E jo vetem ne disiplinat perkatese, kenge e baleti, per te cilat do te konkurojne, por edhe per menyren se si duhet te performojne, si duhet te debatojne, si duhet te krijojne situata interesante mbi skene... Te ndare ne dy grupe te medha, studentet i hyne kesaj gare, te sigurte ne gjithcka duhet te jepnin. Edhe pse emocionet i kishin jo te pakta. Sidomos dy vajzat e para qe u ra shansi te nisnin garen.

E ky shans u ra dy te ardhurave nga Maqedonia,  Betimes dhe Veneres, qe pasi bene prezantimin e tyre (qe ne kete edicionin te dyte ishte i konceptuar shume bukur) do te viheshin  perballe njera tjetres, me kengen "Because of you". Pas tyre, radhen do ta kishte disiplina e baletit. Perballe do te viheshin Sajmiri me Arjolen, pasi performances ilustruese te balerineve profesionist.

Vazhdimi
Gara do te vijonte me pas me Enean dhe Rikun, perseri te dispilines se baletit e me pas gara do ta kalonte tek kenga. Sfidantet e radhes ishin dy vajza energjike, Ajkuna dhe Megi me "Family Portrait". Interpretimi i seciles prej tyre ndolli shume duartokitje ne salle. Por dhe shume debat. Ndoshta pse ishin te dyja shume te mira e shume ambicioze, e qe e mbronin veten ne maksimum.

Por dhe sepse kishin me vete mbeshtetjen e pjestareve te grupeve te tyre perkatese. Dhe kjo mund te quhet nje gjetje interesante qe producentja Çela dhe stafi i saj kane futur kete here: sfidantet ne skene, te grupuar sigurisht qe mund te jene shume me aktive e mund te shkaktojne me shume debat.

E pervec kesaj edhe emocionet e tyre behen me te pranishme dhe percillen me mire permes ekranit. Kjo u duk sidomos ne momentin kur u dhane relultatet e para te televotimit, ku emocionet e fitores apo dhe te humbjes u lexuan qarte ne portretin e secilit sfidant. Nje element kyç ky qe i duhet ketij reality shoe.

Momente
Spektakli, perveç gares kishte dhe plot momente te tjera qe do ta mbanin gjalle ritmin e me shume se tre oreve transmetim. Prezenca e personazheve te njohur e mjaft interesant, si pjese e stafit pedagogjik, sigurisht qe do t'i jepte te tjera ngjyra spektaklit.

Aq me shume edhe pse keta personazhe do te shfaqeshin ne skene per te percjelle performancat e tyre. Interpretimi demostrues I Enada Hoxhes dhe Gerti Vasos ishte nje thyerje shume e bukur qe iu be gares se ethshme. E cila do te vijonte me Floriadon dhe Sigin, e me pas me nxenesit e kenges Bledin dhe Idritin qe do te garonin me kengen "This Love".

Po kaq interesante do te ishte dhe momenti I tangos, nje kercim jo pak i veshtire ky per sfidantet. Te paret qe do te sfidonin ne tango ishin Ana dhe Emi e keshtu me radhe. Derisa do te mberrinte momenti i performances ne grup. Nje tjeter element i ri ky i futur ne Akademine 2.

Skuadrat
Te dyja skuadrat, Skuadrës A, ose siç u quajt ndryshe skuadra e bardhe dhe Skuadra B, ose bluja, intepretuan kengen e njohur te Agim Krajkes "Thuaja Rini" duke krijuar shume atmosfere ne salle. Atmosfere kjo qe do te ndizej edhe me shume, ndersa priteshin rezultatet perfundimtare te votimit, prej numerit te mrekullueshem te përgatitur nga Albi Nako me trupen e tij, me kolazhin e muzikes se filmave te njohur shqiptare.

Derisa ne fund do te vinte ai momente me delikat i spektaklit, dhenia e rezultateve, prej te cilave njeri nga 22 sfidantet qe hyne ne kete gare, do te dilte jashte. Me pak e votuara rezultoi te ishte Ana, e Skudres blu, qe konkuroi ne balet. Vajza qe kishte ardhur enkas nga Italia, per te kerkuar famen ne "Star Akademy", nuk mundi ta kaloje me sukses kete nate te pare. E cila do te pasohet me shume e shume nete te tjera, derisa ne fund te dalin me te miret. Duket se do te jete e veshtire per t'i percaktuar me te miret, ndersa qe ne kete prezantim te pare, ata treguan se jane vertet shume te zotet.



Marre nga : Koha Jone


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama