Spanja Mallkuar Eurovizioni dhe Europa rrofte Shqiperia!

Spanja: Mallkuar Eurovizioni dhe Europa, rrofte Shqiperia!

Mesa duket Spanja nuk e ka honepsur dot rezultatin në festivalin e këngës Evropiane. Me një reagim tepër agresiv, agjencia spanjolle “Estrella Digital” ka sulmuar vendet që votuan me 12 pikë fituesen e Eurovizionit apo zonja me mjekër siç cilësohet nga media spanjolle, por vlerësimi ka qenë maksimal për Shqipërinë duke qenë se votuam me pikë të plota këngëtaren spanjolle Ruth Lorenzo.

 

“Në djall ata që votojnë për zgjedhjet e ardhshme evropiane dhe të gjitha zonjat austriake me mjekër” e nis artikullin “Estrella Digital”, ndërsa kujtojnë se Portugalia fqinje dhe pse mori 12 pikë nga Spanja nuk ua ktheu nderin fqinjëve të tyre.

Vetë këngëtarja spanjolle Ruth Lorenzo duke folur me ironi për fituesin e Eurovizion 2014  shprehet se vetëm "Në qoftë se ke mustaqet  mund të fitosh".  

 

As këtë vit nuk kishte drejtësi në ndarjen e cmimeve, thonë mediat spanjolle referuar dhe faktit se prezantuesja kishte thënë se ky duhet të jetë viti i Spanjës, pasi është përfaqësuar denjësisht, por duhet pritur nëse do të bëhet drejtësi.

 

“Estrella Digital” shkruan: "Vetëm Shqipëria e njeh muzikën, duke na votuar me 12 pikë. Nëse ndokush dëshiron të kalojë pushimet jashtë Spanjës, atëherë ai duhet të shkojë në Shqipëri". Kjo është ftesë që një nga vendet më turistike në botë i bën qytetarëve të saj të vizitojnë Shqipërinë dhe jo vendet e tjera, të cilat nuk e vlerësojnë muzikën.

 

Duke i bërë të ndjehen në faj shtetet fqinje të cilat nuk i kanë dhënë aq pikë sa pritej këngëtares spanjolle, “Estrella Digital” vijon shkrimin se nëse shqiptarët do të ishin fqinjët e tyre ndryshe nga francezët apo portugezët do t’u paguanin borxhet në banka.

 

Këngëtari Austriak arriti të grumbullojë plot 290 pikë në total duke dalë dhe i pari në listën përfundimtare. Në vend të dytë u rendit Hollanda me 238 pikë dhe Suedia e treta me 218 pikë në total. Shqipëria u përfaqësua në këtë eveniment me këngën “Zemërimi i një nate” të Hersi Matmujës por nuk arriti të kualifikohet për në fazën finale.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama