Sot nis faza sfilitese Juventusi ne zbor!

Sot nis faza sfilitese, Juventusi ne 'zbor'!

Një program i mbushur me vrapime, por sidomos një “zbor” nga ana e trajnerit Masimiliano Alegri për të tijët. Sot do të nisin përgatitjet e vërteta dhe grupi do të jetë thuajse i gjithi, me vetëm Komanin që do të vonojë.

 

Dje në mbrëmje kanë ardhur pas pushimeve Barxalji, Padoin, Kielini, Neto dhe Rugani. Sigurisht, problemi i parë, edhe pse jo shqetësues, vjen nga Klaudio Markizio, i cili s’do të jetë sot në Vinovo për ditën e grumbullimit, por do të bashkohet ndoshta ditën e martë, ose të mërkurë, pasi është me gjendje gripale. Pogba, ndërkaq, ka qenë i pari që është kthyer nga lojtarët.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama