Soni Malaj Kete jave do te shihni surprizen time

Soni Malaj: Këtë javë do të shihni surprizën time
Shumë e thjeshtë, por e bukur dhe me di namizëm. Kjo është Soni Malaj që do të ndiqni në klipin e saj më të fundit, kushtuar këngës ‘Shpirti binjak’, fituese e çmimittëdytënë‘ KëngaMagjike’. Njëkëngë që vetë këngëtarja e ka shumë për zemër dhe që i solli sukses shumë të madh.  Ka qenë një punë e madhe e realizuar në bashkëpunim me aktorin e njohur Blerim Destani, i kthyer nga xhirimet në Hollivud, posaçërisht nga ftesa që ka marrë nga Soni për të qenë pjesëmarrës në klipin e saj. Shumë koncerte, tepër angazhime profesionale si dhe një album që pritet të dalë nga studiot e incizimit jo larg, por në qershor.

‘Shpirti Binjak’ me një klip. Si po shkojnë përgatitjet?

Tashmë klipi ka përfunduar xhirimet dhe për pak do të jetë gati. Isha me xhirime rreth 10 ditë më parë. Është klipi i parë që xhirimet më zgjasin dy ditë dhe kjo për arsyen se historia ishte më komplekse. Nëse klipet e tjera i kam përfunduar përgjatë një dite të tërë por të lodhshme xhirimesh, këtë herë puna është ndarë në dy pjesë. Kështu e vendosa me regjisorin tim Alexandër.

Çfarë ka ndryshe ky klip, përderisadhepuna është ndarë në dy pjese?

Është një klip që ka dashur shumë punë. Personazhi i mashkullit nuk është thjesht një figurant, por bëhet fjalë për aktorin e mirënjohur Blerim Destani. Të dy rolet, si për mua si për atë janë të rëndësishëm. Donim që puna të bëhej mirë dhe ngadalë, për të nxjerrë diçkavërtettëveçantë. Xhirimet kishin brenda aktrim emocional dhe interpretim nga ana e të dyve. Dua t’i dhuroj publikut një klip me histori të bukur. Skenari ishte ai që na mori më tepër kohë, derisa u zgjodh alternativa më e mirë.

Si u realizua bashkëpunimi me aktorin Destani?

Bëhet fjalë për një aktor shumë të mirë, që të gjithë e kanë për zemër. Blerimi ishte me xhirime në Hollivud. Ai pranoi me kënaqësi të ishte pjesë e klipit duke pranuar kështu ftesën time. Për mua, të punosh me një aktor të këtij niveli, është një kënaqësi. Blerimi bën pjesë në kinematografinë botërore. Po kthehej nga xhirimet e një filmi që pritet të ketë sukses të madh dhe më pas do të shkonte në Spanjë.

Soni aktore. Si je ndjerë gjatë interpretimit?

Në fakt në këtë klip kishte të bënte mjaft interpretimi. Unë kam diçka, që gjatë xhirimeve e marr me të qeshur ose më saktësisht, tregohem e qeshur. Kur pashë Blerimin që punonte me aq përkushtim dhe seriozitet i thashë vetes: OK Soni, përqendrohu dhe jep maksimumin. Siç dihet, fabula bën fjalë për më shumë se një histori dashurie. Ngjarjet janë shumë të thjeshta por detajet janë fantastike. Çfarëdo që të ndodhë mes një çifti, kur dy njerëz duhen, do ia dalin mbanë për gjithçka. Klipi ka dhe pak tragjedi brenda si dhe situata që kthehen mbrapsht. Ishte shumë punë e lodhshme, por mendoj se kemi realizuar diçka të mirë.

Kuështërealizuar klipi dhe kur del për publikun?

Është realizuar i gjithi në Shkup dhe për rreth një javë ai do të jetëgatipërt’uparënga publiku.

Nuk ke bërë shumëndryshimenë imazh. Ke mbetur tek natyralja nga sa shihet edhe nga fotot, apojo...?

Është e vërtetë. Nuk kam përdorur shumë make-up. Mund të them që jam mjaftuar vetëm me një penel. Janë tiparet e mia pa shumë grimim. Flokët i kam të kapura me një lloj gërsheti, në disa skena, ndërsa në disa të tjera i kam ‘të shpupuritura’, siç rri në shtëpi. Jam thjesht me një shkëlqyes, robdeshan dhe çorapet përkatëse.

Je shprehur se ‘Shpirti binjak’ është një këngë shumë e dashur për ty. Pse?

Po, është vërtet shumë e dashur sepse është e bukur. Falenderoj pa masë Pirro Çakon dhe Enis Preshevën që realizuan këtë këngë. Pirro shkruajti një muzikë shumë të bukur, bëri gjithë brumin, ndërsa si të thuash, garniturat në fund i vendosi Enis Presheva. E dua shumë këtëkëngë, muzikalitetin e saj.

Po përgatitesh për album të ri?

Kjo është një ndër periudhat më të mira të karrierës sime. Po punoj për albumin tim të katërt. Është realizuar 80% e punës. Po e përgatis këtë album me shumë dashuri. Unë nuk nxjerr albume shpesh, por një herë në dy vite e gjysmë, kështu që punoj ngadalë dhe me përkushtim.

Sa këngë do të përmbajë dhe cilët janë autorët?

Janë 13 këngë në të cilat do të bëjnë pjesë edhe këngët e mia në versionin ‘karaoke’, instrumentale që njerëzit t’i marrin dhe t’i këndojnë lirisht. Albumi del në qershor dhe me mua kanë bashkëpunuar Pirro Çako, Enis Presheva, Flori Mumajesi, Edi Balili, me të cilin kam një këngë shumë të bukur folk.

Sido të titullohet?

Dua t’i gjej një emër të bukur. E kam diçka në mendje, por ende nuk kam vendosur.

Ke menduar për promovimin?

Do të bëhet në Kosovë. Madje kam shkuar dhe kam zgjedhur edhe sallën. Promovimi im i parë ka qenë në Kosovë dhe pas shumë viteve, do të doja të rikthehesha.

Cili do të jetë klipi që do të pasojë ‘Shpirtinbinjak’?

Në fakt po përgatis edhe diçka tjetër. Një këngë shumë ritmike që unë e pëlqej vërtet shumë. Një kompozim i Florian Mumajesit dhe tekst të Big Bastës. Një këngë verore, e cila do të realizohet shumë shpejt, do të realizohet këtu në Shqipëri. Do të sjellë shumë alegri. Do t’i rikthehem me këtë rast koreografisë, pasi kam pak kohë që jam shkëputur nga klipet me kërcim.



Bluetooth

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama