Snowden CIA nuk e parandaloi 11 shtatorin

Snowden: 'CIA nuk e parandaloi 11 shtatorin'

"NBC News" nuk e ka transmetuar intervistën e plotë me ish-kontraktorin Edward Snowden, por vetëm çerekun saj. Në internet tani po qarkullojnë fragmente të papublikuara, pasi në intervistën e publikuar shihet se NBC kishte lënë pas dore deklaratat kritike për sulmet e 11 shtatorit.

Intervista katër orëshe e Snowden nga gazetari Brian Williams është kondensuar në një program 60 minutësh nga NBC. Në një pjesë të intervistës Snowden vë në pikëpyetje paaftësinë e agjencive të inteligjencës amerikane për të ndaluar sulmet e 11 shtatorit në New York, pasi aty kishte mbikqyrje maksimale. Ai vuri në dukje se vendi kishte të gjitha burimet e nevojshme të inteligjencës para sulmit, por nuk arriti të ndalojë sulmet.

Në përgjigje të një pyetjeje nga Williams në lidhje me një "armikun tradicional", Al Kaedën dhe parandalimin e sulmeve të tjera nga kjo organizatë dhe nga të tjerat, Snowden sugjeroi që Shtetet e Bashkuara kishin inteligjencën e duhur përpara 11 shtatorit, por nuk arritën të vepronin.

"Ju e dini dhe kjo është një pyetje kyçe që Komisioni 9/11 ka konsideruar. Atë që ata gjetën ishte se kemi pasur të gjithë informacionin e nevojshëm si një komunitet i inteligjencës, si një sektor i klasifikuar i mbrojtjes kombëtare për të zbuluar këtë komplot", tha Snowden. "Nw fakt ka dëshmi të thirrjeve telefonike nga Shtetet e Bashkuara dhe jashtë. CIA e dinte që këta njerëz ishin aty", shton ai.

Edward Snowden, dezertori i Inteligjencës amerikane që zbuloi përgjimet e politikanëve, por edhe qytetarëve nga shërbimet sekrete amerikane, aktualisht po qëndron në Rusi në kuadër të një azili politik atje.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama