Sllovenia promovon imazhin e Shqiperise

Sllovenia promovon imazhin e Shqiperise

Shqipëria është promovuar nga revista sllovene “Gostinec” në numrin e muajve shtator-tetor.  Artikulli prej katër faqesh që i kushtohet Shqipërisë është pjesë e rubrikës “Të njohim vendet e tjera”.

Shkrimi titullohet “Albanija” dhe shoqërohet me fotografi të qyteteve si dhe të kulinarisë shqiptare. Artikulli ka një karakter gjithëpërfshirës, i cili trajton historinë e Shqipërisë, duke u ndalur më tej tek kultura shqiptare, mikpritja, nocioni i besës etj.

Revista sllovene i ka kushtuar jo pak vëmëndje edhe kulinarisë shqiptare, me ushqimet tradicionale që të ofrojnë qytetet kryesore, të shoqëruara me shpjegime të veçanta dhe me disa fotografi.

Botimi i shkrimit për Shqipërinë erdhi si rrjedhojë e bashkëpunimit të Ambasadës së Shqipërisë në Slloveni, Drejtorisë së Diplomacisë Ekonomike dhe Publike në MPJ si dhe me redaksinë e revistës “Gostinec”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama