Sllovenia Adria Airways pergatitet per shitje

Sllovenia 'Adria Airways' pergatitet per shitje

Sllovenia ka miratuar tashmë planin e injektimit të kapitalit për shoqërinë ajrore “Adria Airëays”, ndërsa qeveria po përgatitet të shesë 91.58% të aksioneve.

“Shitja e Adria Airways së bashku me injektimin e kapitalit do të rezultojë me më pak shpenzime për shtetin sesa një falimentim i mundshëm apo krijimi i një linje ajrore të re”, bëri me dije qeveria. Sipas saj, rikapitalizimi dhe më vonë privatizimi do të sigurojnë mbijetesën dhe zhvillimin e shoqërisë ajrore sllovene.

Adria Airëays ka përfituar nga tre injektime kapitali përkatësisht në vitin 2007, 2009 dhe 2010 në një shifër prej 15.2 milionë eurosh. Ndërsa në vitin 2011 shoqëria përfitoi nga buxheti i shtetit 50 milionë euro.

Në vitin 2014, Komisioni Europian arriti në përfundimin se ndihma ishte në përputhje me udhëzimet e saj të vitit 2004 mbi ndihmën shtetërore për shpëtimin dhe ristrukturimin e ndërmarrjeve në vështirësi. Vitin e kaluar, Adria tha se po kërkonte tetë milionë euro kapital “të freskët”.

Në vitin 2014, Adria zhvilloi një strategji biznesi gjashtë-vjeçare e cila parashikonte shtimin e destinacioneve dhe krijimin e “bazave” të reja, si në Lodz, Tiranë e Prishtinë.

Edhe pse njofroi futjen e tri destinacioneve të reja të fluturimit, që nga 1 Janari ka pezulluar shrëbimet drejt Stambollit. “Ne jemi duke zhvilluar planin tonë strategjik, i cili mund të mbështetet ose jo nga pronari i ri”, thanë drejtuesit e shoqërisë.

Për herë të parë pas shtatë vjetësh, Adria raportoi fitim neto në vitin 2014, por në 2015-ën rezultoi sërish me humbje. Ndryshimet në strukturën e pronësisë të shoqërisë nuk pritet të ndikojnë në bashkëpunimin me grupin “Estonia’s Nordic Aviation”, i cili pritet të zgjasë deri në fund të vitit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama