Skype se shpejti do perktheje live gjuhen e folur ne biseda

'Skype' se shpejti do perktheje 'live' gjuhen e folur ne biseda

Ditët e çuditshme të përpjekjeve për të gjestikuluar fjalët, që dëshironi të thoni në gjuhën tuaj, do të mbarojnë së shpejti. Microsoft ka zbuluar planet për Përkthyesin Skype, një teknologji e re që do të përkthejë në kohë reale. Kjo nënkupton që, nëse po bëni një bisedë video në Skype, një softuer i veçantë do të analizojë zërin dhe do t’i ofrojë të dy biseduesve titra të bisedës. Sipas të dhënave, Skype Translator do të jetë i mundshëm si një aplikacion për Windows 8.1 beta në fund të vitit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama