Kompanitë kineze mund të kopjojnë gjithçka, jo vetëm veshjet, por edhe teknologjitë e produktet më të fundit. Këtij fenomeni nuk i shpëtoi as iPhone 6s, i cili u vjen si zgjidhje personave që nuk ua mban xhepi të paguajnë origjinalin.
Një kompani kineze ka krijuar një telefon të ngjashëm me iPhone 6s, i cili kushton 20 herë më lirë. Nëse nuk keni 649 dollarë për të blerë iPhone 6s origjinal, atëherë mund të blini kopjen e tij për vetëm 37 dollarë.
Nga pamja e jashtme telefonat janë shumë të ngjashëm. Ata të dy kanë ekran 5 inç dhe ofrohen në tri ngjyra, argjendi, ari dhe ari ngjyrë rozë. Por në brendësi telefonat janë ekstrem i njëri-tjetrit. iPhone 6s origjinal përmban specifikat më të mira që kanë telefonat inteligjentë aktualisht, ndërsa kopja e tij ka specifikat e telefonit më të lirë që është aktualisht në treg.
Imitimi i iPhone 6s ka ekran me rezolucion 960 × 540, procesorin Spreadtrum SC773, 512 MB RAM dhe 4GB hapësirë të brendshme. Ky telefon operon me sistemin Android në vend të iOS. Ai ka gjithashtu dy vende për karta SIM, siç i preferojnë kinezët.