Skenderbeu feston ngritjen e trofeut Salihi merr Kepucen e Arte (VIDEO)

Skënderbeu feston ngritjen e trofeut, Salihi merr Këpucën e Artë (VIDEO)

UPDATE/ Stadiumi "Skënderbeu" ishte i tejmbushur mbrëmjen e së enjtes duke festuar fitimin e titullit kampion. Ceremonia festive nisi që në orët e pasdites në qytetin e Korçës.

Organizatorët e klubit ngritën një mini tribunë në qendër të fushës, duke ftuar personalitete nga bota e sportit, artit dhe politikës për të shprehur mendimet e tyre për fitoren e titullit nga skuadra e Skënderbeut.

Untitled-13

Ceremonia vjen një ditë pas shpalljes kampion në Vlorë. Skënderbeu fitoi 0-2 ndaj Flamurtarit në ndeshjen e fundit të kampionatit dhe koleksionoi titullin e gjashtë radhazi dhe të 7-in në historinë e klubit.

Vetë presidenti Ardain Takaj tha një ditë më parë se ngritja e kupës do të bëhet mbrëmjen e së enjtes në një ceremoni festive duke filluar pas orës 20:00 të mbrëmjes.

Untitled-18

I pari që përshëndeti nga futbollistët ishte kapiteni Bledi Shkëmbi. Ndërsa Hamdi Salihi me 27 golat e shënuar në kampionat, mori "Këpucën e Artë" nga FSHF, bashkë me një çek prej 2 milionë lekësh të vjetër si shpërblim.

Në fjalën e tij, trajneri Mirel Josa e cilësoi këtë trofe si titullin më të bukur, ndërsa presidenti Takaj u shpreh se Skënderbeu "është ende i uritur".
Pas ngritjes së trofeut, tifozët u futën në fushë në një atmosferë festive, duke bërë foto me idhujt e tyre.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama