Siti oferte pa dashje per Mesin

Siti, oferte 'pa dashje' per Mesin
Mançester Siti ka bërë gabimisht një ofertë prej 30 milion paund për Lionel Mesin. Oferta në fjalë ka ndodhur pas një keqkuptimi në komunikim mes zyrtarëve të klubit, kur sheiku Mansur e bleu Mançester Sitin për 210 milion paund në vitin 2009.

Kuptohet që oferta e Sitit u hodh poshtë menjëherë nga Barcelona dhe drejtuesit e kësaj skuadre hodhën sytë nga Robinjo, i cili iu bashkua ekipit vetëm pak orë më vonë duke u blerë për 32 milion paund nga Real Madrid.

Zbulimi i kësaj ngjarje u bë nga ish-shefi i klubi anglez, Geri Kuk, i cili ka dhënë një intervistë të gjatë në një libër të botuar rreth historisë së klubit. Ai shpjegon se gjithçka ndodhi gjatë një bashkëbisedimi në telefon me sheikun Mansur, kur po detajoheshin planet e klubit.

“Një nga zyrtarët bëri një koment të tipit “it’s all getting messy” (po bëhet gjithçka lëmsh). Nga telefoni dhe mënyra e komunikimit që po bëhej, kjo në mënyrë të çuditshme u transformua në “get Messi” (merrni Mesi). Një ofertë prej 30 milion paund u bë menjëherë për argjentinasin. Është e panevojshme të sqaroj se ajo u refuzua menjëherë nga Barcelona”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama