Site te trashegimise boterore ne Shqiperi/ Ekspozita shetitese e shkollave 9vjecare te Korces

TIRANË, 19 Nëntor / ATSH / -Në qytetin e Korçës u organizua sot një ekspozita shëtitëse "Site të trashëgimisë botërore në Shqipëri".

"Site të trashëgimisë botërore në Shqipëri" u organizua me mbështetjen e UNESCO, Zyra për Shkencën dhe Kulturën në Evropë, Venezia, Itali në kuadrin e projektit të "Mbështetjes së Edukimit përmes Artit dhe Kulturës, Ministrisë së Edukimit dhe Sportit si dhe Komitetit kombëtar të UNESCO në Shqipëri.

Pjesë e kësaj ekspozite u bë edhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Korcë dhe Drejtoria Rajonale e Arsimit të këtij qyteti, ndërsa ekspozita u vendos para Bibliotekës së qytetit dhe pati vëmendjen e të gjitha shkollave 9 - vjeçare.

DRKK-Korçë bën thekson se aktivitete të tilla të ngjashme, për promovimin dhe njohjen e kulturës kombëtare, synohen të organizohen edhe në të ardhmen.

/k.m/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama