Sinodi i Shenjte Vs. Opinion/ Fevziu Protesta e Kishes qesharake ka marre fund koha kur dikujt i mbyllej goja

Sinodi i Shenjte Vs. Opinion/ Fevziu: Protesta e Kishes, qesharake, ka marre fund koha kur dikujt i mbyllej goja

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë është në protestë…me emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut. Përmes një letre dërguar Televizionit Klan, Sinodi i Shenjtë e ka cilësuar emisionin e datës 3 qershor si të qëllimtë në shtrembërimin e së vërtetës dhe vetë moderatorin Fevziu si minues të harmonisë fetare në Shqipëri. Vetë Fevziu e cilëson qesharak këtë reagim. Përmes një interviste për MAPO-n, ai sqaron se Kisha Ortodokse ka refuzuar në vazhdimësi të dërgojë përfaqësues në emisionet e tij, e megjithatë debati nuk mund të ndalet. Fevziu shton më tej se askush nuk ka të drejtë të diktojë apo të devijojë debatin publik dhe jep plot raste analoge me komunitetet e tjera fetare. “Të krijosh idenë se po diskriminohesh, kur edhe komunitetet e tjera fetare janë trajtuar po kështu, do të thotë, thjesht të gënjesh!”- thotë Fevziu. Për ta shtrirë më tej këtë debat, MAPO ka ftuar në këtë forum edhe Ardit Bidon, At Nikolla Markun dhe Elsa Ballaurin.

Blendi Fevziu: Protesta e Kishës, qesharake, ka marrë fund koha kur dikujt i mbyllej goja

Zoti Fevziu, Kisha Ortodokse ka bërë një letër-protestë për emisionin tuaj të 3 qershorit 2014, përmes së cilës ju akuzon për shtrembërim të qëllimshëm të së vërtetës dhe minim të harmonisë fetare në vend. Cili është reagimi juaj për këtë qëndrim të Sinodit të Shenjtë dhe për argumentet që paraqiten aty?

Argumentet janë qesharake, por kjo jo për faj të Sinodit të Shenjtë. Me gjasë, nuk kanë dikë që e njeh gazetarinë që t’iu shpjegojë që media nuk është Protokolli i Shtetit dhe se titujt e emisioneve vihen mbi analizën mediatike, jo shkencore. E dyta, dhe këtë dua ta sqaroj, është e disata herë që Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare refuzon të dërgojë përfaqësues ose të intervistohet për probleme të aktualitetit të ditës, ku ajo përfshihet. Në rastin në fjalë, ne kemi kërkuar përfaqësues të Kishës për të folur mbi incidentin me Kryepeshkopin e Serbisë, por përgjigja ka qenë që përfaqësuesit e Kishës janë të lodhur nga ceremonia dhe me këtë rast nuk kanë mundësi të marrin pjesë. Ndaj ne vijuam me axhendën tonë.

Në këtë emision ju i qëndruat formulës së zakonshme të emisionit, me panelistë pro dhe kundër drejtimit të Kishës Ortodokse nga Janullatos. Pse mendoni se zyrtarët e Kishës Ortodokse ju quajnë të njëanshëm dhe në shkelje të etikës gazetareske në këtë rast?

Ky është një keqkuptim i madh i Kishës, por edhe i shumë institucioneve të tjera. Natyrisht, një reagim të tillë ka pasur edhe politika, por tani është mësuar me këtë gjë. Po jua sqaroj. Parimi i emisionit është që të ndërtohet mbi ngjarjen ose debatin e ditës. Po sipas këtij parimi, në debat ftohen palët e përfshira në këtë debat. Nëse njëra palë refuzon të vijë, ajo zëvendësohet me institucione apo persona që kanë mendime të ngjashme ose të njëjta me palën e përfshirë në debat. Dhe thelbi i debatit funksionon. Ideja që duke u tërhequr, do ta lenë problemin të harrohet, nuk funksionon. Ua kemi bërë të qartë edhe politikanëve. Nëse nuk vijnë, vendin e tyre e zënë analistët që kanë përqasje të afërt me idetë e tyre. Askush nuk mund ta diktojë debatin publik dhe as mund ta devijojë atë. E drejta e tyre është të ftohen dhe të shprehin idetë e tyre. Nëse nuk duan, zëvendësohen me të tjerë. P.sh, në rastin e shqiptarëve në Siri, Komuniteti Mysliman nuk pranoi të dërgonte njeri, por debati u bë. Për heqjen e lejes së xhamisë së madhe Komuniteti po ashtu nuk dërgoi njeri, por debati u bë! Në muajin maj kishte një debat të ngjashëm të titulluar: A po paragjykohen myslimanët në Shqipëri?

 

Komuniteti Mysliman po ashtu nuk pranoi të vinte, por debati u bë. Nuk e kuptoj përse Kisha Ortodokse duhet të ndjehet e privilegjuar?! Përse kur refuzojnë të vijnë, nuk duhen trajtuar njësoj si gjithë besimet e tjera fetare? Si Komuniteti Mysliman në këtë rast? Ka më shumë se një vit që i kemi bërë ftesë zotit Janullatos të vijë për intervistë dhe është shmangur. Kisha ka punën e saj, por edhe media ka të vetën. Të krijosh idenë se po diskriminohesh, kur edhe komunitetet e tjera fetare janë trajtuar po kështu, do të thotë, thjesht të gënjesh! Në emisionin e fundit qenë 3 intelektualë ortodoksë përballë 3 personave që mendojnë ndryshe. Gjithsecili ka të drejtën e tij të mendojë. Nëse Artur Zheji thotë që unë jam me At Nikolla Markun, ky është mendimi i tij; nëse rrjetet sociale mbushen me urime dhe falenderime për Zhejin, ky është mendimi i tyre. Koha kur dikujt i mbyllet goja ose i diktohen deklaratat, ka marrë fund. Ka qenë ajo kohë, kur kishat mbylleshin dhe priftërinjtë dërgoheshin të punonin në kooperativë. Sot jemi kohë tjetër. E fundit, na akuzojnë për intervistën e At Nikolla Markut. Ai është një realitet dhe media s’i merr leje askujt për ata që interviston apo që vendos t’i kthejë në personazhe.

Që prej zgjedhjes në krye të Kishës Ortodokse e deri më sot, Janullatos tërheq vëmendjen dhe krijon audiencë, edhe për faktin se një pjesë e madhe e shqiptarëve e quan atë mbrojtës të interesave greke. Cili është mendimi juaj personal për primatin e Kishës Ortodokse dhe për gjithë debatin që krijon figura e tij në Shqipëri?

Unë nuk jam pjesë e këtij komuniteti dhe as besimtar praktikant. Personalisht do të kisha preferuar një drejtues me kombësi dhe shtetësi shqiptare, nisur edhe nga tradita e krijuar që prej Kongresit të Beratit e në vijim. Por rrethanat e sollën që Janullatosi të vihej në krye të Kishës Ortodokse dhe besoj se ai ka bërë mjaft për ringjalljen e Kishës Ortodokse në Shqipëri. Nuk dyshoj në qëllimin e tij të mirë, por ai vetë duhet të jetë koshient që paragjykimet ndaj tij kanë ardhur në radhë të parë si pasojë e qëndrimeve që ai vetë ka mbajtur. Mbaj mend që 8 vjet më parë, një deputet i Parlamentit Shqiptar e ftoi në një ceremoni në përkujtim të eksodit Çam ku merrnin pjesë gjithë përfaqësuesit e besimeve të tjera fetare, myslimanët, bektashinjtë dhe katolikët. Bëhej fjalë për një eksod biblik, brenda të cilit qenë përfshirë edhe fëmijë, foshnja dhe të moshuar të pafajshëm. Janullatosi nuk mori pjesë. Një ditë më pas, iu kërkua të mbahej një meshë për nder të shpirtrave të fëmijëve dhe çamëve ortodoksë që kishin humbur jetën në atë rrugëtim. Janullatos nuk u përgjigj. Po meshë mbahet për shpirtrat e ushtarëve armiq e jo për fëmijët që kanë humbur jetën në një eksod masiv e të sforcuar. Nuk bëhej fjalë për interpretim historik; as kush ishte fajtor. Bëhej fjalë për ata njerëz që humbën jetën pa e ditur përse. A do të vepronte njësoj hirësia e tij nëse ky komunitet nuk do ishte përzënë nga Greqia, por bie fjala nga Turqia?! Ndaj mendoj se kontributi i tij i ndjeshëm, komprometohet në këto raste. Nuk po vijoj më tej me Kosinën. Mjafton të shihnin emisionin e atëhershëm të kolegut Andi Bushati.

Letra-protestë e Sinodit të Shenjtë sugjeron në njëfarë mënyre mbylljen e këtij debati me fjalët: “Është koha të marrin fund shpifjet televizive ndaj Kishës Autoqefale Ortodokse”. Ç’qëndrim do të mbani ju dhe stafi i emisionit “Opinion” ndaj këtij paralajmërimi?

Besoj se e sqarova më lart këtë gjë, në pyetjen e dytë. Opinioni publik është shumë i gjerë. Siç mendon Kisha që nuk duhet ftuar Artur Zheji apo At Nikolla Marku, ka plot të tjerë që dërgojnë letra e mesazhe që mos ftohen Panajot Barka apo Thoma Miço. Dhe të gjitha palët besojnë se kanë të drejtë. Të gjitha palët mërziten me emisionin. Unë ende besoj se ballafaqimi mbetet mënyra më e mirë e funksionimit të një mediaje. Nëse ka problem me shpifjet televizive (dhe mund të ketë plot të tilla) parimet e shtetit ligjor dhe të demokracisë janë të thjeshta: i dërgon në gjykatë! Sa për diskriminim të Ortodoksëve, nuk besoj kurrë se ky ekziston. Ortodoksët shqiptarë kanë qenë shtylla e Rilindjes Kombëtare dhe e iluminimit; kanë qenë promotorë të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, të krijimit të tij dhe korifenj të Autoqefalisë së Kishës së tyre. Ata janë dhe mbeten një nder për këtë vend!

Ardit Bido: Ortodoksët, të dëbuar ngakisha e drejtuar si hibrid shqiptaro-grek

Kisha Ortodokse ka bërë një letër-protestë për emisionin “Opinion” të 3 qershorit 2014, ku ju ishit në panel. Në letër, pretendohet për shtrembërim të qëllimshëm të së vërtetës dhe minim të harmonisë fetare në vend. Cili është reagimi juaj për këtë qëndrim të Sinodit të Shenjtë?

Reagimi i atyre që në mënyrë të qëllimshme ose jo, e kanë çuar ortodoksinë në vend në 7 për qind, është patetik. Së pari, meqenëse kanë probleme terminologjike, është e vërtetë se nuk ka Kryepiskop të Serbisë, sikurse ama nuk ka as Patriark të Serbisë. Titulli zyrtar i Irinej është Kryepiskopi i Pejës, Mitropolit i Beogradit dhe Karlovcit dhe Patriarku i Serbëve, e jo i Serbisë. Ky nuk është problem terminologjik. Unë jam i sigurt se në KOASH ka ndonjë që mund t’ua sqarojë këtë çështje. Problemi është thelbësor shpirtëror. Ata që refuzojnë se në Shqipëri jetojnë ortodoksë shqiptarë, krahas një minoriteti që është më pak se 10 për qind të ortodoksëve, më pak sesa janë minoritetet ndër ortodoksë në Serbi dhe në Greqi; ata që refuzojnë se kjo kishë, që është Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë është Kishë Shqiptare për nga tradita dhe jo një kishë greke, siç e njohin ligjet greke, për të cilat ka lobuar Kryepiskopi, nuk mund të pranojnë se kombet e tjera kanë patriark të serbëve, patriark të Kishës Kombëtare Rumune, patriark të të gjithë rusëve, e emërtime të tjera që për ata që e shohin KOASH si kishë greke janë herezi!

Së dyti, është po aq patetike fakti që sot KOASH ka mbetur të mbrohet dhe të lëvdohet se mbrohet publikisht nga dy shtetas me dy nënshtetësi dhe nga një mbrojtëse e të drejtave të njeriut. KOASH, që dikur mbrohej nga Pandeli Evangjeli, Koço Kotta, Idhomene Kosturi, e një plejadë kryeministrash të tjerë ortodoksë, ka arritur sot që mezi gjen mbështetjen e dy ish-ateistëve dhe të kozmopolitanëve! Sulm më të poshtër ndaj ortodoksisë në Shqipëri se kjo nuk ka! Hierarkia e KOASH me qëllim ose jo, e ka çuar situatën sot ku në një sakrilegj të pastër, si ai i Përmetit nuk i doli në krah vetë Përmeti, që ka një numër të konsiderueshëm ortodoksësh. Hierarkia e KOASH me qëllim ose jo, e ka çuar përçarjen mes shqiptarëve në atë pikë, sa kushdo që në media del e mbron KOASH, njëkohësisht mbron edhe Greqinë, sepse në fakt mbrojtësit e saj janë grekomanët, e jo grekofilët e as ortodoksët shqiptarë, baza reale e KOASH! Hierarkia ka prodhuar një realitet të atillë, saqë në census kjo fe pësoi rrudhje në 7 për qind, për të cilën protestoi duke thënë se një ndër arsyet e kësaj rrudhjeje është se minoritarët nuk deklaruan fe dhe kombësi. Arsyeja e vërtetë e rrudhjes, zotërinj, është se KOASH e drejtuar si një hibrid shqiptaro-grek, ka bërë që ortodoksët t’i qëndrojnë larg dhe është bërë sot një vatër ish- ateistësh, myslimanësh dhe grekësh, krahas një pjese të vogël të ortodoksëve shqiptarë që kanë mbetur mbështetës të hierarkisë.

Kryepiskopi, si gjithnjë, përzgjodhi të merret vetëm me Nikolla Markun, sepse është i vetmi shteg që kanonikisht ka të drejtë. Dhe si gjithnjë, edhe këtë herë, tentoi të sjellë përçarjen në kombin tonë, duke folur për ortodoksët e mirë, që rastis gjithnjë të jenë grekë, dhe për të tjerët. Kjo më kujton atë që thoshte dikur Petro Nini Luarasi kur e akuzonin për protestant, se “fort ortodoksët grekë tangra mangra bien në duar të protestantëve, sa shkojnë në SHBA” dhe akuzojnë ne, që nuk mohojmë as fe, por as atdhe, si joortodoksë! Në mënyrë të qëllimshme, Kryepiskopi nuk merret me çështjet që u ngritën në emision, sepse nuk i intereson, sepse faktet janë kokëforta.

Cili është mendimi juaj për hierarkinë dhe primatin e Kishës Ortodokse dhe për gjithë debatin që krijon figura e Janullatosit në Shqipëri?

Që Kisha në Shqipëri materialisht është ringritur unë jam i pari që e them. Që ajo nuk do të ishte ngritur pa ndihmën e Kryepeshkopit sërish e them me zë të lartë. Por, ringritja materiale me atë shpirtërore janë ndy gjëra të ndryshme. Dhe kur jep fakte për këtë çështje, KOASH hesht! I bëj thirrje KOASH që të përgjigjet ndaj çështjeve reale. A e njeh KOASH pavarësinë e Kosovës? Përse zhvillohet meshimi në greqisht në fshatrat tërësisht shqiptare Sopik, Shevasi, Nivicë, Muzinë, Pecë, Mursi, fshatrat e Himarës, qytetin e Sarandës? Përse ka vepruar me frymë përçarëse në njoftime zyrtare, duke vijuar në ndarjet “kosovarë dhe shqiptarë”, “myslimanë dhe të krishterë”? Përse i fryu zjarrit në rastin e të ndjerit Aristotel Guma, ndërkohë që asnjëherë të vetme nuk e ka përmendur emrin e ushtarit ortodoks fierak që u vra nga MAVI në Peshkëpi? Përse sa herë ndodh të flasësh me njerëz afër KOASH, sheh neverinë që kanë ndaj figurave kombëtare si shenjtori i pashpallur, ndaluesin e islamizimit të këtyre trojeve, Gjergj Kastrioti (nuk e them rastësisht këtë, shpresëtarët gjatë komunizmit kanë dokumentuar mrekulli), përhapësi i meshës ndër anglishtfolës Mitropolit Theofani, martiri i Krishtërimit Visarioni, e gjithnjë flasin vetëm për Shën Kozmain një shenjtor i deklaruar isapostull në vitin 1960, në kulmin e përplasjes mes KOASH dhe Patriarkanës, a thua se ishte ungjillëzues i shqiptarëve, duke harruar se Shqipëria është ungjillëzuar nga Apostull Pavli?

Antiortodoksët dhe antishqiptarët, xhihadistët dhe gejxhistët, janë e njëjta kategori. Fatkeqësisht, me qëllim apo jo, kjo kategori është sot mbështetësja e vetme që i ka mbetur hierarkisë së KOASH! Meqenëse pretendojnë se kjo hierarki nuk vepron me anësi kombëtare, atëherë do të ishte tërësisht e pritshme, që siç bën çdo 25 mars përshpirtje në varrezat e ushtarëve grekë, do të bëjë këtë 27 qershor përshpirtje për Spiro Çallukën, Thimi Gogozoton, Petro Sharrën e çdo ortodoks shqiptar tjetër që dha jetën në Çamëri për mosdëbimin e vëllezërve të tyre myslimanë 70 vjet më parë. Të njëjtën gjë pra, siç bën kisha simotër e Greqisë, çdo 11 shtator me rastin e Katastrofës së Izmirit! Le të shohim, pasi pak ditë na ndajnë…

At Nikolla Marku: Letra është një turp kombëtar, lajthitje e Janullatos

Si e komentoni reagimin e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë ndaj emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut?

Letra është një turp kombëtar! Janë kapriçot e një plaku që i kalon kufijtë e mendimit normal. Unë këtë e quaj lajthitje. Janullatosi nuk po mendon më se çfarë po thotë, por kërcënon shqiptarët duke u thënë: ‘Unë jam i ligjshëm, më njohin politikanët shqiptarë, kam lidhje me shtetin’. Letrën publike ndaj një emisioni ku janë thënë hapur disa të vërteta, ai duhet ta kthejë mbrapsht dhe të kërkojë falje publike.

Në këtë letër shkruhet se ka një sulm të vazhdueshëm ndaj kreut të Kishës Ortodokse Shqiptare. Ju vetë jeni etiketuar si një nga “sulmuesit”…

Të mbash flamurin kombëtar në kishë, të predikosh në gjuhën shqipe, të bashkosh popullin, të kërkosh që Kisha Ortodokse e Shqipërisë të jetë e pavarur dhe primati i saj të jetë sipas rregullave të Patriarkanës Ortodokse Botërore prej gjaku shqiptar, nuk është sulm. E vërteta është se Janullatosi si kreu i Kishës Ortodokse të Shqipërisë është i paligjshëm. Neni 34 i Patriarkanës Botërore thotë se kreu i kishës dhe sinodi i shenjtë duhet të jenë prej gjaku dhe gjuhe të atij vendi ku ligjërojnë fjalën e Zotit. Shqiptarët e vërtetë e kanë kuptuar këtë gjë dhe janë bërë bashkë për t’i kthyer dinjitetin ortodoksisë shqiptare. Si mundet të pranohet në krye të Kishës një njeri që hodhi në koshin e plehrave historinë e Kishës Ortodokse Shqiptare dhe të gjithë figurat kryesore të saj si Fan Nolit etj?

Megjithatë, ju jeni një ‘i paligjshëm’ në sytë e Kishës Ortodokse Shqiptare…

Unë jam prift i ligjëruar dhe i veshur nga Kryepeshkopata e Maqedonisë. I kam bërë publike dokumentet që e vërtetojnë këtë dhe Janullatosi e di. Por nuk është kjo çështja, sepse personalisht nuk më shqetëson fare mendimi i Janullatosit. Nuk shqetësohem nëse më njeh apo jo ai dhe kisha e tij dhe mendoj se jo vetëm mua, por asnjërit në Shqipëri nuk i intereson kjo gjë. Unë e kam thënë dhe e them. Janullatosi është e keqja e këtij vendi dhe këtë nuk e bëj se dua poste, edhe të ma japin nuk e marr, sepse nuk i përmbush disa kritere që kërkon kreu i kishës. Por unë luftoj për të vërtetën sepse jam në rrugën e drejtë, flas gjuhën e nënës, mbroj historinë e vendit tim dhe flas në emër të Kishës së Vërtetë Ortodokse Shqiptare.

Po deklaratat e patriarkut serb në Shqipëri, si i komentoni dhe qëndrimin që po mban Kisha Ortodokse e Shqipërisë?

Pak ditë pasi u bë shenjtërimi i Kishës Ortodokse në Shkodër dhe kryepeshkopi i Serbisë, Irinej deklaroi se Kosova është shpirti i shenjtë i Serbisë, ndodhën protestat e dhunshme në Mitrovicë. Për mendimin tim, këto janë veprime të koordinuara dhe Janullatosi është pjesë e boshtit Athinë-Beograd-Moskë, që gjithmonë ka luftuar kundër Shqipërisë dhe vazhdon të komplotojë ndaj popullit shqiptar, sidomos për çështje të historisë së kombit tonë. Unë mendoj se gjërat nuk ndodhin rastësisht. A ka pyetur njeri se përse kreu i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos nuk është shprehur publikisht për deklaratën e kryepeshkopit serb Irinej në Shqipëri? E pra, ai duhej ta dënonte dhe të thoshte publikisht se ajo deklaratë ishte një gabim. Por çfarë bën Janullatosi? E anashkalon deklaratën e Irinejt dhe reagon publikisht për një emision televiziv. Ne vërtet jemi në kolaps ekonomik dhe po e kapërcejmë me vështirësi këtë, por Janullatosi të mos mendojë se politika, shteti dhe populli shqiptar e kanë humbur arsyen.

 
Elsa Ballauri: Ne shqiptarët kemi nevojë për armiq; kur s’i kemi, i krijojmë

“Ajo që ngatërrojmë pa dashje ose e bëjmë nga inati apo naiviteti, është shenja e barazimit që vëmë midis Janullatosit me origjinë greke dhe politikës greke”

 Zonja Ballauri, Kisha Ortodokse ka shkruar një letër-protestë për emisionin “Opinion” të 3 qershorit 2014, ku ju ishit e pranishme, e për tëcilin mendon se pati shtrembërim të qëllimshëm të së vërtetës dhe minim të harmonisë fetare në vend. Çfarë shije ju la ai emision dhe si e cilësoni këtë reagim të ashpër të Sinodit të Shenjtë?

Reagimi është i natyrshëm, sidomos kur bëhet fjalë për një punë jashtëzakonisht të madhe që ka bërë institucioni i Kishës Ortodokse, i cili përballet me mosmirënjohjen dhe kundërshtimin që i vjen përballë.Në këtë aspekt, Shqipëria është një rast i veçante, vendi ku mund të flitet, të shahet, të ulëritet kundër kujtdo dhe si të duash, një shfrim i vërtetë dhe i pandalshëm i ndrydhjes së gjatë. Por, a është kjo produktive për ne të gjithë, a ka vlerë thjesht shfrimi i inatit, apo kritika negative? Personalisht e shoh në këtë vend gjithmonë e më të dukshme pakujdesinë intelektuale.Ndoshta kjo ishte edhe shija qëfitova gjatëemisionit për tëcilin mëpyesni ju. Mendoj se ështënë dorëtëintelektualëve dhe detyrëe tyre tëzbulojnë vlerat e vërteta dhe t’i vënëato nëbalancëpër tëmirën publike.Natyrisht që nuk jam kundër kritikave, por ato, sidomos kur dalin nga goja e intelektualeve apo studiuesve, duhet të jenë shumë mirë të motivuara dhe të shpjeguara. Por nërastin e Kishës Ortodokse dhe historisëgati çerekshekullore qëajo ka nëShqipëri, nuk ka nevojëtënxjerrim shpatat dhe tëluftojmë, përkundrazi me qetësidhe kujdes duhet tëanalizojmëhistorinëtonë, psikologjinë dhe realitetin. Dhe sidomos kur kemi tëbëjmëme histori tëbesimeve. Duhet ta pranojmëqëbesimi mëi fortë te shqiptarët ka qenë feja e komunizmit, ajo na u përshtat fort, ethshëm dhe akoma ka njëvend në subkoshiencë dhe na drejton si me pahir drejt ateizmit agresiv qëmezi i pranon fetëe tjera.

Që prej zgjedhjes në krye të Kishës Ortodokse e deri më sot, Janullatos tërheq vëmendjen dhe krijon audiencë edhe për faktin se një pjesë e madhe e shqiptarëve e quan atë mbrojtës të interesave greke. Cili është mendimi juaj për gjithë debatin që krijon figura e Janullatosit në Shqipëri?

Unëe kam thënëdhe e përsëris, Kisha Ortodokse Shqiptare ka njëfat tëmadh qëka nëkrye njëpersonalitet si Janullatosi.Njëpedagog universiteti mbresëlënës, studiues dhe autor librash, avokat i shkëlqyer i paqes dhe tolerancës nëbotë. Njënga studiuesit mëtëmirëtëIslamit dhe libri i tij “Islami”, i botuar nëvitet ‘60 , ështënjëvepër e njohur dhe e vlerësuar krahas shumëstudimeve tëtjera të tij teologjike dhe historike.Ne duhet ta vlerësojmëkëtë dhe tëparët qëduhet ta bëjnëkëtëjanë njerëzit e ditur.Pas debatit në “Klan”, kam marrëedhe opinione qëmëcilësonin gati-gati tradhtare tëkombit. Qesharake dhe për tëardhur keq njëkohësisht, m’u duk sikur përsëritet historia me Dum Babistët e kohëssëprinc Vidit. Ajo qëngatërrojmëpa dashje ose e bëjmënga inati apo naiviteti,ështëshenja e barazimit qëvëmëmidis Janullatosit me origjinëgreke dhe politikës greke, e cila padyshim ka gabuar rëndëshpeshherënëqëndrimin e saj ndaj shqiptarëve.E gjithëkjo frymë, madje edhe ajo qëndjeva gjatë debatit te “Klan”, mëka bërëtëbindem më shumëse ne shqiptaret kemi nevojëpër armiq, edhe kur nuk i kemi, i krijojmë ata.Psikologjia e krijimit të armikut nuk na bën mirë dhe thjesht na vetizolon më shumë.Paragjykimi si psikologji e edukuar për shumëbreza qëfsheh brenda edhe kompleksin e inferioritetit, i bën kollaj shqiptarët tëmos bëjnëanaliza tëthella, dhe sidomos tëmos bëjnëanaliza pozitive. Unëmendoj se ne duhet tëçlirohemi nga inatet dhe tëshohim rezultatet e punës. Përderisa ka besimtarë ortodoksëqëe duan dhe kërkojnëqëJanullatosi tëqëndrojë, kjo nuk duhet tëjetëpunëe politikës apo e opinioneve tëtjera paragjykuese të kujtdo.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama