Simeone Nese nuk ngreme trofeun asgje sdo vleje

Simeone: Nëse nuk ngremë trofeun, asgjë sdo vlejë

"Për të mbërritur në këtë finale kemi mundur dy nga tri skuadrat më të forta të globit, por në fund asgjë nuk do të vlejë nëse nuk ngremë trofeun".guardiola simeone Diego Pablo Simeone është i lumtur, por nuk është nga ata që kënaqet me pak, prandaj, pas kualifikimit kundër Bajernit të Mynihut, trajneri i Atletikos pret finalen e 28 majit, në stadiumin "San Siro".

Simeone, vuajtët shumë, por në fund ia dolët...

Në pjesën e parë pamë një Bajern monstruoz, i cili ofroi në fushë gjithçka di të bëjë në mënyrë perfekte: presing, shpejtësi, saktësi në pasime dhe një intensitet të frikshëm. 45 minutat e tyre të para ishin fantastike me pak kundërpërgjigje nga ana jonë dhe nëse nuk do të reagonim, gjërat për ne mund të degjeneronin.

Por çfarë ndryshoi më pas?

Në dhomat e zhveshjes i fola skuadrës, i bëra një panoramë reale të asaj që kishim bërë në pjesën e parë dhe se gjërat duhej të ndryshonin. Dhe realisht reagimi erdhi, sepse menjëherë arritëm të shënojmë golin e barazimit, e mbajtëm disi më larg Bajernin nga zona jonë dhe në fund morëm atë që kërkonim, finalen e Champions-it.

Dy gabime nga penalltitë, sa mund të ndikonin ato?

Shumë, sidomos ajo në favor të Bajernit të Mynihut. Nëse kalonin në avantazh të dyfishtë që në pjesën e parë, atëherë rrezikonim të kapitullonim. Por edhe ne ishim të pafat, sepse nëse Torres shënonte, atëherë mund të kishim mbyllur më shpejt çështjen e kualifikimit.

Barcelonën, Bajernin dhe tashmë ju pret finalja...

Ky sezon i Champions-it ishte spektakolar, i vështirë. Kemi eliminuar dy nga tri skuadrat më të forta të botës, duke luftuar, por në të njëjtën kohë duke ditur të vuajmë. Një nga armët tona kanë qenë ndeshjet e luajtura në shtëpi, në "Kalderon", sepse në këtë fazë të dyja takimet janë të rëndë- sishme, por në finale, nëse nuk ngre trofeun, asgjë nuk vlen.

"Çolizmi", si stil, mund të quhet një rastësi që po dominon edhe ndaj "tiki-taka"-s?

Si mund të jetë rastësi, kur në katër vite që punojmë së bashku kemi arritur të fitojmë kampionatin e Kupa në Spanjë dhe arrijmë për të dytën herë në finalen e Champions-it. Të mundësh skuadra si Barcelona dhe Bajerni i Mynihut nuk mund të jetë rastësi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama