Siena dhe Fiorentina kontestojne ashper fitoren e Milanit

Siena dhe Fiorentina kontestojne ashper fitoren e Milanit
Java e fundit e Serie A ka sjellë edhe mjaft polemika. Fiorentina është skuadra që po ngre më shumë tonet, por gjithashtu edhe Siena, e cila ka kontestuar fort fitoren e Milanit mbrëmjen e djeshme.  Skuadra nga Milano, fitoi biletën për në Ligën e Kampioneve falë një fitoreje të shumëdiskutuar, të arritur vetëm minutën e fundit. Ndërsa Fiorentinës nuk i mjaftoi aspak fitorja e thellë ndaj Pescara-s, pasi sezonin e ardhshëm do të konkurrojë në Europa League.

“Gjatë të gjithë kampionatit, Milani ka gjuajtur shume dhe mjaft saktë penalltitë”, ka ironizuar trajneri i skuadrës së Fiorentinës, Vicenzo Montella.

“Nëse doni që të shprehem hapur, atëherë do të them se nuk do të luaj kurrë më në Itali”, postoi në Twitter futbollisti i Fiorentinës, Gonzalo Rodriguez.

Të ashpra kanë qenë edhe deklaratat e drejtuesve të Sienës, skuadër kjo që sezonin e ardhshëm do të jetë pjese e Serie B.

“Për fat të mirë nuk do të luajmë sezonin e ardhshëm në Serie A. Episode të tilla ma heqin pasionin për futbollin. Milani nuk pati nevojë  te luante futboll që të fitonte”, deklaroi presidenti i klubit sienez, Massimo Mezzaroma.

“Ishte një penallti, e cila nuk u akordua për ne, ndërsa penalltia e Milanit ishte inekzistente”, vijoi më tej trajneri  i Sienës, Giuseppe Iachini.

Balotelli shënoi për Milanin nga penalltia e më pas Mexes siguroi fitoren për kuqezinjtë në fundin e ndeshjes, duke siguruar vendin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm dhe duke nxjerrë jashtë lojë Fiorentinën, e cila duhet të kënaqet me Europa League.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama