SiO2 Arsyeja e Brishtesise / Dritherima dhe emocione te forta ne perballjen me qelqin

-Artisti Eros Dibra: "Një ekspozitë pa klishe të konsumuara"-

TIRANË, 20 Nëntor / ATSH - Klajdi Musabelliu / - "Onufri XXI", nën titullin "SiO2 - Arsyeja e Brishtësisë", hapi dyert mbrëmjen e të premtes në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, me çeljen e një ekspozite dhe perfomance të jashtëzakonshme dhe të paimagjinueshme nga publiku, të cilët të shokuar, tronditur dhe emcionuar si asnjë herë tjetër duartrokitën përballjen artistike dhe mjaft të dhimbshme të artistëve pjesmarrës me qelqin.

Midis mjaft miqsh të GKA-së, studentësh të Akademisë së Arteve e personaliteteve të pranishëm në çeljen e "Onufrit XXI",në këtë event mori pjesë edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila u emocionua që në çeljen e "SiO2 - Arsyeja e Brishtësisë", nga artisti Boris Nielson i cili si pjesë e njërës prej performancave më të veçanta të mbrëmjes drithëroi të gjithë të pranishmit me performancën e tij dedikuar njerëze të vrarë nga genocidi, pastrimi etnik, lufta botërore, masakrat, për të cilët Boris Nieslony theu në kokën e tij rreth 40 xhama qelqi në emrin e 40 shteteve më të prekura nga krimet.

"Një homazh për qytetin e Tiranës dhe Shqipërinë" u cilësua kjo shfaqie e rrallë performancash , e pa pritur dhe e pa imagjinueshme për të pranishmit në sallë nga artisti Andrea Moruchio, i cili pasi falenderoi drejtorin e GKA-së, Artan Shabani për mikpritjen dhe mundësinë, theksoi se "Thyrja e xhamit, qelqit, është dhe simbolizon në fakt thyrjen e shpirtit, pasi qelqi është një material i gjallë ashtu sikurse edhe shpirti i njeriut, dhe që duhet dëgjuar e jo shijuar sepse i dedikohet të gjithë njerëzve që vuajnë sot".

"Është shumë herët për të folur, sepse ishte kaq tronditëse saqë ka nevojë të tretet për të kuptuar" u shpreh Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro për mikrofonin e ATSH-së e pyetur menjëherë pas performancës së rrallë të artistit Boris Nieslony për përjetimin e saj.

"I shtyn të gjithë për një refleksion shumë të thellë mbi atë çfarë ndodh sot, dhe ky është efekti i artit", vijoi të shprehet e emocionuar dhe e befasuar nga ky art, ministrja Kumbaro për ATSH-në.

"Është një perfomancë që flet vetë dhe nuk ka nevojë për fjalë ose për komente sepse do ishte e tepruar në këto momente" , u shpreh nga ana tjetër Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Artan Shabani, për mikrofonin e ATSH-së, duke shtuar se perfomanca e rrallë për publikun kryeqytetas dhe miqtë e GKA-së, asimilohet dhe degustohet në shqisat e trupit dhe të bën të reflektosh.

"Sigurisht që perceptimi i parë është një perceptim violent, por që në fakt sjell dhe shpreh një denocim që bën artisti ndaj genocidit që është sot në botë, dhe raportit konfliktual midis njeriut me njeriun", vijo të shprehej Shabani për ATSH-në lidhur mbi protestën e artistit, apo e thënë ndryshe, qëndrimin artistik lidhur mbi genocidin nga Boris Nieslony.

Sakaq i pyetur nëse miqtë e artit dhe GKA-së a do të kenë mundësinë të shohin perfomanca të tjera të kësaj natyre të rrallë, drejtori i GKA-së Artan Shabani u shpreh duke buzëqeshur se nuk besonte.

Sakaq, njëri prej 26 artistëve pjesamrës të kësaj ekspozite ishte edhe artisti Oltsen Gripshi i cili u shpreh gjithashtu ekskluzivisht për mikrofonin e ATSH-së lidhur mbi veprën e tij që prezantonte në - "Onufri XXI" - "SiO2 - Arsyeja e Brishtësisë".

"Përsa i përket konceptit të punës sime, ajo ka të bëjë me një instalacion i titullar "Konservimi i identitetit" vijoi të shprehej për ATSH-në Gripshi.

"Disa elementë të cilët i përkasin kombit shqiptar më bën të vendos dhe prezantoj në një eprovetë mjekësore gjakun, të ruajtur në formalinë si pjesë e përkatësisë së një kombi", filloi përshkrimin e veprës Gripshi.

"Në vazon e dytë kam vendosur qeleshen apo plisin, siç njihet, në ujin e detit i cili është simbol i historisë së kombit shqiptar ndër shekuj, dhe në vazon tjetër sjell të bashkuar vajin e ullirit, simbol i të dyja feve muslimane dhe krishtere, dhe simbolet fetare të cilat prezantojnë bashkëjetesën dhe harmoninë fetare të kombit shqiptar si një karakter tepër i veçantë, i cili ekziston vetëm tek ne" vijoi për mikrofonin e ATSH-së artisti Oltsen Gripshi.

"Intsalcioni është i vendosur në një pod, me një drapezh të lirshëm, sikurse janë këto copat e bardha, si pjesë e një identiteti kombëtar, pra këta çarçafë të punuar dhe qëndisur me dorë këtë 10 vjeçar, ç'ka tregon konservimin e identitetit tonë në Europën e Bashkuar ku ne duam të aderojmë", shtoi Gripshi i cili theksoi se aty duhet hyrë me identitetin kombëtar, vlerat dhe kulturën tonë kombëtare.

"Mendoj që është shumë e sinqertë", vijoi të rrëfente nga ana tjetër një tjetër artist pjesmarrës në ekspozitë, Eros Dibra i pyetur ekskluzivisht nga ATSH.

"Është e sinqertë dhe është një lloj ekspozitë pa klishe të konsumuara me të cilat jemi mësuar të përballemi", u shpreh artisti Eros Dibra për mikrofonin e ATSH-së.

Ndërsa i pyetur për përjetimin e ekspozitës dhe perfomancave, një ndër shtatë autorët shqiptar të "Onufrit XXI" rrëfeu se: "Ballafaqimi me emrat e mëdhenj të artit botëror, si Marina Abramovic, Boris Nieslony dhe Yoko Ono është një tjetër emocion më vete, jo vetëm për mua por edhe për Shqipërinë".

I pyetur lidhur mbi prezantimin artistik të punës së tij në ekspozitë, përshkrimin apo ndjesinë, artisti Eros Dibra u shpreh se video që ai prezanton është një sentencë mbi fatin bashkëkohor të njeriut, ajo ç'ka ndodh sot nëpër botë dhe mënyra se si transformohet njeriu nga vetvetja.

galeri--(13)Ndërsa i pyetur lidhur mbi të ardhmen, për të rrëfyer një sekret për miqtë dhe lexuesit e ATSH-së, artisti u shpreh se: "Jam një person që më pëlqen dhe rri në strofull, deri në momentin që kam diçka për të thëne, pra një vepër, e cila gjithashtu flet edhe vetë".

"Pasqyra dhe reflektimi" ishte një tjetër vepër e kandezes Dana Dal Bo, e cila për ATSH-në theksoi se "vepra ime është një pjesë që të lë të shohësh përmes saj dhe njëkohësisht të kthen edhe pas në kohë".

"Pasqyra që të reflekton, regjistron, dhe të tregon më pas, ka dhe një video kamer të instaluar në të, e cila të provokon duke të bërë të shohësh veten në dy kohë dhe në refleksion".galeri--(4)

Por, nëse keni menduar se "Onufri XXI" - "SiO2 - Arsyeja e Brishtësisë" dhe përballja me qelqin ishte vetëm kaq, ju sigurojmë që "nuk keni parë akoma asgjë" nëpërmjet këtij lajmi, i cili ju drejton drejt GKA-së për ta mishëruar deri në 3 janar, drithtërimën dhe emciononet e forta, të cilat do të mbyllen në 3 janar 2016./a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama