Si u mashtruan fshataret! Pas 20 vitesh zbuluan token e tyre

Si u mashtruan fshataret! Pas 20 vitesh zbuluan token e tyre

Grecalli, një histori bujqish dhe bejlerësh. Jakov Xoxa nuk do ta kishte besuar se personazhet e tij te “Lumi i Vdekur” do të jetonin kaq gjatë. Bujku, beu dhe qehajai. Nga njera ane nje fshat i tërë ka ngastra dhe parcela te vogla dhe nga ana tjeter nje ish kryetar i Komisionit të Ndarjes së Pronave, qe zotëron qindra ha tokë.

Një histori mashtrimi me ndarjen e  tokës bujqësore duket se nisi në vitin 1992 dhe u mbyll në 1998 kur komisioni i azhornimit të ndarjes së tokave deklaroi se në Grecalli nuk ka më tokë për tu ndarë. Prej atëherë 40 ha tokë që mbeti e pa shperndare administrohet nga ish kryetari i komisionit të tokave Vlashi Ristani mik i ngushte i kreut të komunës Harrilla Mile. ky i fundit po mbyll mandatin e 4-të në krye të komunës.

E njohin token e tyre me pellembe por nuk kanë akses aty.

Procedura e nisur në vitin 1995 në fazën e dytë të ndarjes së tokës me ligjin 7501 synonte ndarjen e parcelave që kishin mbetur nga faza e parë. Në Grecalli kjo ndarje ka filluar por nuk u përfundua. Gjurmët e kësaj i zbuloi projekti per gazesjellësin TAP në rregjistrin kadastral te ZRPP.

Mes fshatrave të myzeqesë së vogël  fshati Grecalli me 1000 banorë ndodhet vetëm 3 km nga Fieri. Por vendodhja gjeografike në këtë rast nuk i shërben një jetese normale.

Investimi i vetëm në këtë fshat është një memorial për dëshmorët e luftës.

Skandali me tokat ne Grecalli zbuloi se nje familje e vetme administron 400 ha tokë në fshatrat e komunes Qëndër pa titull pronësie. E gjithe kjo sipërfaqje ka mbetur e pandarë nga reforma e tokës.  Nga këto 40 ha i takojnë fshatit Grecalli dhe pjesa tjetër fshatrave përreth.

Familja Ristani ka punesuar 15 persona dhe e ka rrethuar nga të gjitha anët.

Sipërfaqja e madhe i ka mundësuar edhe subvencionim nga shteti  për kultura bujqesore si drithërat deri te pemtaria. Siperfaqja që nisi tu ndahej fermerëve ne vitin 1995 ne rregjistrat e komunes Qender rezulton nen emërtimin shtet ndërsa në ZRPP nën emrat e të paktën 60 banorëve të Grecallisë./ABC


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama