Si ti zgjidhni problemet me te zakonshme kur lundroni ne internet?

Si t'i zgjidhni problemet me te zakonshme kur lundroni ne internet?

Ndoshta ju kënaqeni duke kaluar një sasi të konsiderueshme të kohës suaj duke lundruar në internet. Mirëpo, a po veproni siç duhet? A është kërkimi juaj në internet aq eficient, produktiv dhe argëtues, sa duhet të ishte? Nëse jeni i pasigurt, ndiqni këtë guidë me 10 hapa për të zgjidhur disa nga problemet më shqetësuese të internetit.

Problemi 1: Nuk dini cilin shfletues të përdorni?

Zgjidhja: Përdorni Google Chrome. Ky është interneti bazë. Chrome është shfletuesi më popullor në botë i internetit për një arsye. Ajo që e bën të veçantë është Chrome Store, që ofron një sërë aplikacionesh që mund t’ju ndihmojnë ta përshpejtoni lundrimin në internet, duke ruajtur sigurinë.

Problemi 2: Hapja e fotove ju merr shumë kohë?

Zgjidhja: "Hover Zoom", një zgjerim i Chrome që zmadhon përmasat kur shigjeta e miut rri pezull mbi foton. Kjo do të thotë se nuk është nevoja për të klikuar mbi fotot e personit që po kërkoni. Kjo vlen për Facebook, Flickr, Imgur etj.

Problemi 3: Kërkoni shumë privatësi kur lundroni në internet?

Zgjidhja: "Collusion", një zgjerim i Chrome që do t’ju mbrojë në mënyrë të vazhdueshme. Mijëra kompani dhe faqe interneti përpiqen të hyjnë në të dhënat tuaja private kur jeni duke lundruar në internet, por “Collusion” ju lejon të mbroheni.

Problemi 4: Nuk keni kohë ta përfundoni gjithë atë lexim gjatë në punë?

Zgjidhja: “Pocket” është një aplikacion për iPhone, iPad, Android dhe Kindle, që shpërben për të ruajtur artikuj, video dhe imazhe për më vonë. Ai madje punon offline!

Problemi 5: Ndiheni i pamotivuar?

Zgjidhja: “Momentum”- një lloj tabele personale që gjeneron një “faqe të re” e cila ndryshon çdo ditë, me fotografinë e një skene të bukur, të shoqëruar nga një shprehje motivuese. Po ashtu, ajo ofron një hapësirë ku mund të listoni qëllimin e ditës.

Problemi 6: Kompjuteri i punës nuk ju lejon të shkarkoni “Spotify”?

Zgjidhja: “Spotify for Chrome”. Ky aplikacion ofron askes ndaj shërbimit të katalogut me 20 milionë këngë dhe radios “Spotify”. Ai ju lejon të përmirësoni listën e këngëve dhe të zbuloni të tjera.

Problemi 7: Nuk e pëlqeni pamjen e Facebook-ut?

Zgjidhja: “Social Fixer” shton një ikonë në krye të Facebook-ut tuaj, që ofron një numër ndryshimesh, të cilat normalisht nuk mund t’i kryeni. Midis alternativave të shumta, janë: fshehja e posteve politike, ndarja e informacioneve të kryefaqes në tabela dhe ndjekja e njerëzve që ju heqin nga lista e miqve.

Problemi 8: Keni shumë fjalëkalime që duhet t’i kujtoni?

Zgjidhja: “LastPass”, një menaxher fjalëkalimesh që ju lejon të ruani fjalëkalimet tuaja dhe t’i kategorizoni ato. Kjo do të thotë se i fundit që duhet të mbani mend është “LastPass”-i juaj. Po ashtu, ai ju ndihmon të krijoni fjalëkalime më të forta dhe t’ju përshpejtojë blerjet online.

Problemi 9: Duhet të dërgoni një e-mail të rëndësishëm, pa dashur të shqetësoni dikë në fundajvë?

Zgjidhja: “Boomerang for Gmail” ju lejon të planifikoni mesazhet tani, të cilat duhet t’i dërgoni më vonë. Nëse e përdorni Gmail në mënyrë obsesive, duhet të zhvilloni një etikë të mirë dërgimi e-mail’esh.

Problemi 10: Duhet të kontrolloni Instagram-in në punë, por nuk mund të hapni telefonin?

Zgjidhja: “Instagram for Chrome”! Aplikacioni ju lejon të kërkoni të dhëna nga Instagrami në një dritare pop-out Chrome. Prej këtu, ju mund të pëlqeni, të komentoni dhe të kërkoni çfarë t’ju dojë zemra. Në fakt, ky version jozyrtar ka më tepër mundësi sesa aplikacioni zyrtar i Instagram në celular.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama