Henri Cili Brace nje lolo dhe funderrine Berisha me ka gjobitur

Henri Cili: Brace nje lolo dhe funderrine, Berisha me ka gjobitur

Deputeti Erion Braçe akuzoi në sallën e Parlamentit qeverinë “Berisha” se ka favorizuar Henri Çilin dhe univeristetin e tij duke i dhënë pjesën më të madhe të fondeve të destinuar për shoqërinë civile.

Por nuk ka vonuar përgjigja e Henri Çilit.

Ai ka thënë se nuk ka patur asnjë favor nga Berisha, madje tha se është gjobitur prej tij.

Çili ashpërsoi gjuhën duke e quajtur Braçen “fundërrinë” dhe “lolo”.

“Nga qeveria Berisha kam marrë vetëm licencën e UET kur u dhanë edhe 40 leje të tjera dhe në fund të qeverisjes nga administrata “Berisha” na u vu edhe një gjobë 300 milion lekë për të cilën jemi ende në proces gjyqësor.

Përsa u përket fondeve të dhëna, është e vërtet që fondacioni që lidhet me UET ka marrë mbështetje, por ajo ka qenë minimale,” tha Çili tek “Zonë e lirë”.

“Është për të ardhur keq që hidhet baltë edhe nga salla e Kuvendit, nga deputetë si Braçe që është thjesht një lolo dhe fundërrinë që bashkë me disa të tjerë që flet pas asnjë fakt”, u shpreh më tej ai.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama