Si te permiresoni vetevleresimin te femijet

Si te permiresoni vetevleresimin te femijet

Vetëvlerësimi nuk lind vetvetiu! Besimi te vetja krijohet gjatë fëmijërisë dhe për rritjen e tij ndikojnë një sërë faktorësh… Ja se çfarë u këshillohet prindërve. Personat me vlerësim të ulët për veten krijojnë në mënyrë të pavetëdijshme barriera të mëdha, të cilat sjellin pasoja në sferën emocionale, sociale si dhe në punë. Për të shmangur këtë gjë, është e rëndësishme të kuptohet se si të rrisni vetëvlerësimin te fëmijët, sepse në këtë periudhë të jetës fillon të formohet edhe koncepti i vetvetes. Për të bindur të gjitha mamatë, ne ju themi se vetëvlerësimi është një komponent dinamik, i cili mund të rritet ose zvogëlohet në faza të ndryshme të jetës.

Në fëmijëri, janë katër faktorë që mund të përcaktojnë vlerësimin për veten te fëmijët.

1. Faktori social

Vëzhgoni fëmijën se si sillet në marrëdhënie me fëmijë të tjerë.

 

2. Faktori fizik

Përcaktimi fizik që fëmija ka për veten nëpërmjet gjykimit të të panjohurve.

3. Faktori shkollë

Kuptojeni se si fëmija juaj e vlerëson veten në raport me shkollën. Mund të jetë penalizuese nëse fëmija ka vështirësi në të kuptuarit në marrëdhënie me nxënësit e tjerë.

4. Faktori familjar

Kjo është një pikë shumë e rëndësishme, pasi fëmija nëpërmjet familjes, fillon të shohë veten dhe botën përreth. Pikërisht duke filluar nga këtu, një prind mund të veprojë për të përmirësuar vlerësimin e fëmijës për veten.

Për të rritur vetëvlerësimin e fëmijëve, prindërit duhet ta edukojnë me një stil të rregullt jete, duke vepruar në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi faktorët e përmendur më sipër. Është e qartë se një fëmijë i mirintegruar në familje, do t’ia dalë të integrohet më së miri në shkollë dhe me shokët.

 

Si të veproni?!

Të edukosh fëmijën do të thotë të besosh te vetja, kryesisht duke i dhënë një rol të mirëpërcaktuar në familje: fëmija duhet të përfshihet në vendimet familjare që nga mosha parashkollore. Në këtë mënyrë, bashkë me të do të rritet një lloj ndjesie përgjegjësie, e cila do të ndikojë padyshim në rritjen e vetëvlerësimit të tij.

 

Shembuj praktik:

Përfshijeni fëmijën tuaj në zgjedhjet familjare, duke e pyetur se çfarë mendon për shembull, për rilyerjen e kuzhinës. Fëmija nuk duhet të ketë domosdoshmërish fuqi vendimmarrëse, por thjesht duhet të ndihet i përfshirë në jetën familjare. Në të njëjtën mënyrë, ai do të ndihet i përfshirë edhe në jetën e një grupi gjatë kohës së shkollës. Në këtë moshë, për të përmirësuar vetëvlerësimin këshillohet që ta përfshini e regjistroni fëmijën në organizimet e ndryshme të cilat zhvillohen në shkollë. Por ju këshillojmë të bëni kujdes. Mos e pushtoni hapësirën e fëmijës suaj! Mbrëmjeve, ngacmojeni atë që të përgatisë diçka të thjeshtë për të ngrënë, por pa e qortuar. Shmangni fraza përçmimi, për shembull, kur e bën pis dyshemenë, mos i thoni shprehjen klasike “je budalla/budallaqe? Bëhet kështu! Duhet ta bësh më mirë!”. Do të ishte mirë që fëmijën ta inkurajonit me një formulë të tipit “jo keq, por radhës tjetër mund ta bësh më mirë…”. Të rrisësh besimin në vete te fëmijët do të thotë që t’u sigurosh atyre një “pasaportë” të qëndrueshme për në “botën” e të rriturve. Mund të jetë e dobishme që fëmijën ta regjistroni në një kurs muzike, futbolli…ose në çfarëdo lloj aktiviteti tjetër që i pëlqen dhe që e bën të ndihet mirë. Kjo është e këshillueshme sidomos nëse fëmija ka probleme në shkollë: me një aktivitet jashtëshkollor, do të kompensojë “gabimin” shkollor duke fituar më shumë besim në vete.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama