Ushqimet qe ju bejne me te shendetshem dhe pse

Ushqimet qe ju bejne me te shendetshem dhe pse

A e keni dëgjuar ndonjëherë që disa lloje ushqimesh kanë një efekt negativ në kalori? Kjo do të thotë që këto ushqime duhet të kombinohen me lloje të ndryshme ushqimesh të tjera për të përftuar efektin pozitiv gjatë procesit të tretjes. (Si mollë dhe selino). Këtu do të parashtrojmë një listë me disa ushqime me pothuajse zero kalori, të shoqëruara me kombinime e receta.

Rukola

Rukola ka një shije delikate, është me pak kalori por është e mbushur me fibra, vitaminë A, C dhe K, gjithashtu ka edhe vlera ushqyese të tjera duke përfshirë edhe kalium. Mund të përdoret në mënyrë perfekte në sallatë, supë. Studimet tregojnë se zarzavatet me gjethe të errëta janë plot me minerale dhe antioksidantë, gjithashtu ndihmojnë në shëndetin tonë seksual.

Shpargujt

Shpargu (asparagu) është i njohur tradicionalisht si një ushqim për detoksifikim, sepse ai përmban nivele të larta të një aminoacidi, i cili largon lëngjet e tepërta nga sistemi juaj. Ajo gjithashtu ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit. Shpargu është edhe një “central elektrik” i vitaminave dhe mineraleve, përfshirë këtu vitaminat A, C, E, K, B6, hekur madje dhe proteina. Brokoli Brokoli është gjithmonë në listën e superushqimeve me kalori të ulëta. Brokoli është i mbushur me fibra, vitamina dhe minerale, përmban antioksidues të fuqishëm që mund të parandalojnë shfaqjen e kancerit të gjirit dhe redukton rrezikun e kancerit të zorrës së trashë. Brokoli përmban një element kimik për efekt mbrojtës që i jep brokolit shijen paksa të hidhur.

Lakra e Brukselit

Lakra e Brukselit është me pak kalori, përmban fibra dhe mund të përdoret mjaft mirë nëpër sallatra të ndryshme, e shoqëruar me mish të bardhë pule. Për t'i dhënë shije mund t’i shtoni dhe pak salcë të ëmbël speci. Lakra e kuqe Krokante, e shijshme dhe e ëmbël. Si mund të jetë një ushqim kaq i mirë dhe me kaq pak kalori? Lakra e kuqe përmban vitamina, minerale, fibra dhe përmban disa kimikate natyrore, të cilat parandalojnë kancerin dhe rrisin riparimin qelizor. E shikoni sa shumë veti të mira dhe sa pak kalori ka ky superushqim?

Panxhari

Në këtë rast mund të hani diçka të ëmbël pa u ndjerë në faj. Panxhari është i pasur me fibra, hekur, folate, kalium dhe është një antioksidues shumë i mirë. Mund të jetë një shoqërues shumë i mirë në sallatë ose me makarona integrale. Ngjyra e panxharit vjen nga një antioksidues i fuqishëm që quhet betanin. Lulelakra Ashtu si dhe perimet e tjera të së njëjtës kategori, lulelakra përveçse ka pak kalori, është një ushqim mjaft i mirë për parandalimin e kancerit për shkak të enzimave që përmban. Ajo është burim i madh i vitaminës C dhe folates (që gjenden të papërpunuara në këtë ushqim dhe i rrit fuqinë ushqyese).

Kafeja

Kafeja e zezë është një nga pijet më të mira pa asnjë kalori. Kafeja i merr kaloritë nga shoqëruesit e saj që mund të jenë qumështi apo sheqeri, kështu që ju duhet të bëni balancën e duhur në shoqëruesit e kafesë. Kafeina që përmban kafeja, përshpejton metabolizmin dhe ndihmon në djegien e yndyrnave.

Grejpfruti

Nga një studim i kryer rezulton se gratë që kanë përdorur gjysmë grejpfruti në ditë, kanë humbur rreth 5 kg për një muaj dhe kishin një indeks rreth 6% më të ulët të masës trupore (BMI). Ai përmban vitamin C dhe A, acid folik, kalium së bashku me pektin dhe fibra. Një recetë mjaft e mirë do të ishte grejpfrut me avokado sallatë dhe salmon i pjekur.

Kërpudha

Ka një larmishmëri llojesh kërpudhash që mund të gjenden në treg dhe të gjitha llojet e kërpudhave përmbajnë fibra, kalium, vitamin B, B6, D, bakër, fosfor, kalium dhe janë të pasura me antioksidues. Kërpudhat përmbajnë lentinan, një lëndë ushqyese që mendohet se parandalon sëmundjen e kancerit.

Domatet

Ato përmbajnë lykopen, një antioksidues që rrallë gjendet në ushqimet e tjera. Studimet tregojnë se ato mbrojnë lëkurën nga rrezet e dëmshme ultravjollcë, parandalojnë tipe të ndryshme të kancerit dhe kolesterolin e ulët. Domatet përmbajnë sasi të larta kaliumi, fibrash dhe vitamin C.

Kungulli i njomë

Ky lloj kungulli është një mrekulli, sepse mund të përdoret në sasi të mëdha dhe ka shumë pak kalori. Është i lehtë, përmban vitaminë A dhe mund të kombinohet në mjaft receta. Një recetë që mund t’iu sugjerojmë është kungull i prerë në formë rrethore, i pjekur me domate dhe djathë dhie pa yndyrë. Spinaqi Spinaqi bën pjesë në zarzavatet me gjethe të errëta dhe është i pasur me hekur, acid folik dhe vitaminë C. Mund të përdoret për mbushje në omleta dhe është një recetë mjaft e shijshme edhe për fëmijët.

Limoni (edhe ai jeshil)

Limoni është agrum mjaft i pasur me vitaminë C dhe është lehtësisht i shoqërueshëm në shumë ushqime. Eshtë një antioksidues shumë i mirë dhe ndihmon në rënien e peshës (provoni gjysmë kokërr limoni në një gotë ujë të vakët çdo mëngjes)

Specat

Djegës apo jo, specat janë të mbushur me vitaminë C, fibra dhe kalori të papërfillshme. Specat djegës përshpejtojnë metabolizmin duke vënë trupin në lëvizje ndihmojnë në djegien e yndyrnave. Ju mund të digjni 50 – 100 kalori pas një vakti pikant. Po po, është e vërtetë !

Çaji

Kur flasim për çajin si një superushqim, e kemi fjalën për çajin jeshil, të zi, të bardhë apo çajin “me barishte” dhe, mbi të gjitha, natyral. Të gjitha llojet e këtyre çajrave janë antioksidues shumë të mirë dhe mund t’i pini në sasitë që dëshironi, pa marrë asnjë kalori shtesë (natyrisht nëse nuk përdorni sheqerin).


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama