Si ndikon veshja ne rikthimin e humorit

Si ndikon veshja ne rikthimin e humorit

Cili është mekanizmi që i shtyn aq e aq njerëz të bëhen pjesë e skenarit të ngjashëm: të hyjnë në një dyqan, të blejnë një veshje të re dhe të dalin të qetë - madje pas një kohe të shkurtër – të kënaqur me veten që kanë blerë diçka të re? Pas këtij gjesti, krijohet një rrjet i ndërlikuar veprimesh: arsyetimi i brendshëm është vazhdimisht në lëvizje, dhe nxitet që t’i përgjigjet dëshirës së menjëhershme – një dëshirë e panjohur që habit dhe vetë subjektin. Ndodh që as çmimi i veshjes, as dalja nga vetvetja nuk frenojnë dëshirën për të blerë.

Shpesh dëshira nuk mund të shprehet lirshëm, pasi shfaqen pengesa brenda vetë personit. Veshja e re shfaqet si objekt i përcaktimit të një dëshire, që ka ekzistuar më parë dhe papritur ngre krye.

Veshjet përbëjnë një lëkurë të dytë, ku janë stampuar emocionet dhe ndjenjat. Imazhi i jashtëm dhe ai i brendshëm veprojnë në bashkëveprim me njëri-tjetrin. Pikërisht për këtë arsye veshjet tona nuk duken gjithnjë njësoj kur janë të varura në dollapët tanë, madje edhe kur i veshim ato. Kur janë mbi trup, në sytë tanë veshjet zbukurohen nga humori që ne përçojmë: trishtim, lodhje ose gëzim. Kështu, ne mund të mendojmë se duke ndërruar pamje, mund të ndryshojmë humorin. Me një veshje të re, çdokush kërkon një pamje, që do ta identifikojë përsëri ndryshe. Kjo mënyrë të vështruari, do të përbëjë një pamje të re.

Jo rrallë, pasqyra ndërhyn në këtë bisedë kokë më kokë me vetveten - çast i kënaqësisë së vetmuar.

Përpjekja për t’u ndier ndryshe, çon në krijimin e një sërë dëshirash. Në çdo stinë, ndihet dëshira dhe nevoja për një petk të ri, një arsye më shumë për t’u ndier në humor me veten dhe gjithçka na rrethon. Sepse një veshje e re ndihmon në rifreskimin e vetvetes. Me anë të saj ndihemi gjithmonë të rinovuar, gjithmonë në lëvizje dhe më në humor me vetveten dhe mjedisin që na rrethon.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama