Si mundet qe planeti blu te mbetet pa uje te pijshem?

Si mundet qe planeti blu te mbetet pa uje te pijshem?

Gjeologu dhe profesor, Iain Stewart ka bërë publike në BBC një prezantim rreth problematikave që njerëzimi do të ketë ndaj mungesës së ujit. Afërsisht 2 milionë njerëz në vit vdesin nga mungesa e ujit të sigurt të pijshëm, në një kohë kur planeti ynë përmban mbi një miliard trilion litra ujë, të cilat vetëm pak prej kësaj sasie është i ruajtur për t’u pirë.

Në 15 vite, gjysma e popullsisë rrezikon të jetojë në vende ku nuk ka mjaftueshëm ujë. Faktet tregojnë se 97% e ujit në planetin tonë është e kripur. Ndërsa pjesa tjetër e mbetur e ujit të pastër është e depozituar në akuj.  Kështu që ajo që mbetet për t’u konsumuar nga popullata është vetëm një sasi e vogël.

Sa shumë e përdorim ujin?

Është llogaritur që një person në Britaninë e Madhe përdor rreth 3400 litra uji në ditë. Për ta përgjithësuar, e gjithë globi ka nevojë për mbi katër trilion litra uji në vit.  Sipas studiuesve, kjo është një shifër e cila nuk suportohet nga rezervat e ujit në natyrë.  Presioni ndaj mungesës së ujit do të jetë ndikues edhe për të mbjellat të cilat janë jetike për njerëzimit.

Uji i detit si uji i pastër- zgjidhja magjike?

Destilimi duke kthyer ujin e detit në ujë të pijshëm llogaritet të jetë mundësia më e mirë e zgjidhjes së problemit. Kjo është edhe mundësia që gjeologu dhe ekspertët japin rreth çështjes në fjalë. Pavarësisht idesë brilante, ekziston një pengesë e cila privon kryerjen e procesit të distilimit. Ata thonë që faza e përpunimit të ujit të kripur në ujë të pijshëm është një etapë mjaft e kushtueshme ekonomikisht.  Realiteti i distilimit realizohet vetëm nëse ajo ndihmohet nga energji e lirë dhe pa shumë kosto financiare.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama