Si ka ndryshuar temperatura e Tokes!

Si ka ndryshuar temperatura e Tokes!

Instituti Goddard (GISS) për studime hapësinore i NASA-s, rregullisht analizon temperaturën globale, ndërsa tani ka publikuar statistikat për vitin 2013. Në krahasim me matjet e mëparshme, doli se Toka shënon vazhdimisht rritje të temperaturave në dekadat e fundit. Sipas të dhënave nga NASA dhe NOAA (Administrata Nacionale Oqeanike dhe Atmosferike), 10 vitet më të nxehta kanë ndodhur pas vitit 2000. Viti 2010 dhe 2005 janë regjistruar si vitet më të ngrohta. GISS për këtë ka publikuar një video, e cila tregon 60 vitet e fundit të ngrohjes globale, që shfaq se si ndryshon klima tokësore. Kjo është dëshmi e trendit afatgjatë të ngrohjes globale.

Sipas analizës së re, temperatura mesatare më 2013 ishte 14.6 gradë, që është 0.6 gradë më ngrohtë se temperatura mesatare në mes të shekullit XX. Temperatura mesatare globale është rritur me 0.8 gradë që nga viti 1880. Studiuesit thonë se rritja e vazhdueshme e nivelit të gazeve serrë në atmosferën e Tokës, shkakton rritje afatgjate në temperaturat globale. Kjo do të thotë se çdo vit në vijim do të jetë më i ngrohtë se ai më parë. Studiuesit po ashtu theksojnë se çdo dekadë në vijim do të jetë më e ngrohtë se dekada e mëparshme.

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama