Si ju shendoshin pajisjet teknologjike inteligjente

Si ju shendoshin pajisjet teknologjike inteligjente

Përdorimi i një kompjuteri ose telefoni inteligjent (smartphone) gjatë natës mund t’ju shkaktojë shtim në peshë, ka treguar një kërkim i ri. Kërkimi gjeti një lidhje midis ekspozimit ndaj dritës blu - e cila emetohet nga tabletat dhe telefonat inteligjentë - dhe shtimit të urisë. U gjet se ekspozimi ndaj kësaj drite rrit nivelin e urisë për disa orë, madje shton urinë edhe pas vaktieve.

Rezultatet e kërkimit në ShBA tregojnë se ekspozimi ndaj dritës së fortë blu shoqërohej me shtim të urisë, që fillonte 15 minuta pas ekspozimit të parë dhe ishte prezent rreht 2 orë pas vaktit. Po ashtu, ekspozimi ndaj dritës blu është lidhur me pagjumësinë.

Kërkuesi nga Universitet i Çikagos tha se nevojiten më tepër kërkime për të përcaktuar mekanizmat e veprimit që lidhin ekspozimin ndaj dritës blu, urisë dhe metabolizmit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama