Si festohet Sulltan Nevruzi?

Sot është edhe 19 vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane ku mori pjesë Lumturia e  saj e shenjtë Nënë Tereza. Në këtë ceremoni fetare të rendësishme këndohet së bashku kënga karakteristike e kësaj feste: “Mirësevjen, mirësevjen/ Nevruz Sulltan!/Meraba, meraba/ Nevruzi Sulltan/ Pa shikoni gjithësinë,/ Me sa bukuri,/Sot po pret Imam Alin, /Me gaz  dhe liri….” Kjo ditë sipas besimit bektashian shënon ditën e pranverës dhe ditëlindjen e Imam Aliut, e cila cilësohet në gjithë botën  si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, edhe pemët, edhe lulet,. Në këtë ditë lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin.

Ajo është një ditë e re. I gjithë njerëzimi në këtë ditë shpreson për një të ardhme më të mirë. Në vendin tonë kjo festë është edhe festë zyrtare, festa më e rëndësishme  e bektashizmit për çdo vit (e njohur si festë botërore dhe nga OKB). Me besimin tek Zoti me besimin tek vetja. Kjo është një nga festat më të mëdha të bektashinjve. Në këtë ditë pjesë e saj është shpërndarja e qumshit, i cili sibolizon qumshtin e nënës, bërja e kurbanit apo pulë. Besimtarët vishen me rroba të reja dhe urojnë njeri - tjetrin. Në këtë ditë bëhen dy falje: Një bëhet nga Kryegjyshi në sy të gjithëve të pranishëm në Selinë e Shenjtë dhe tjetra sekrete e sejcilit besimtar në vendet e shenjta, për të përkujtuar dhe nderuar imamët e shenjtë.

Në krahina të ndryshme ka edhe tradita të diferencuara. Në Krujë Sulltan Nevruzi festohej tri ditë rresht, Ditën e parë festohej në familje ku të gjithë anëtarët mblidheshin për të ngrënë drekën karakteristike të kësaj dite. Dita e  dytë ishte e pleqve, sepse ata mbildheshin nëpër vende të shenjta për të nderuar imamët. Ata merrnin me vete ushqime të bollshme dhe festonin së bashku. Ndërsa dita e tretë ishte ajo e grave dhe e nuseve të reja. Ato mblidheshin së bashku për të festuar dhe pët t’u argëtuar. Festa niste në mëngjes dhe vazhdonte derisa ndizeshin dritat e teqesë.

Pas këtij momenti ato shpërndaheshin nëpër shtëpi. Në këtë ditë këndohet mevludi (këngë karakteristike  me lutje dhe lavdime për  Imam Aliut) dhe besimtarët vijnë në Kryegjyshatën Botërore të bektashinjve në Tiranë dhe në çdo teqe bektashiane në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Turqi, Amerikë etj. Në këtë ditë bëhen vizita tek njeri-tjetri, shkohet nëpër teqetë bektashiane Sot shumë besimtarë tregojnë se edhe kur u ndalua feja me ligj në vitin 1967, i bënin ceremonitë fetare fshehurazi: Sulltan Nevruzin, Ashuren, Barjamin në shtëpitë e tyre.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama