Si do te duket iPhone-i i radhes?

Si do te duket iPhone-i i radhes?

Ky mund të mos jetë iPhone-i që ju do dëshironit, por mund të jetë iPhone-i i ri që do të bleni.

 

IPhone-i i radhës nuk do të jetë i qartë dhe nuk do të ketë një ekran të harkuar. Megjithatë ai mund të jetë më i hollë, më i lehtë dhe të ketë ekran pak më të madh. Koncepti vjen nga dizenjatori grafik britanik, Sam Beckett, që ka krijuar koncepte impresionuese të iPhone-it në të shkuarën. Beckett parashikon se iPhone Air do të ketë një ekran 4.7 inç (iPhone 5S ka një ekran 4 inç), të krijuar duke e bërë telefonin 8% më të madh. Koncepti i iPhone Air është 9% më i hollë sesa iPhone 5S.

 

Në vitin 2012 Becket, i cili punon si zhvillues aplikacionesh bëri një video për konceptin e iPhone 5 që ishte i saktë dhe i përparuar për kohën. Në këtë video, ai parashikon disa gjëra për iPhone 5. Ai beson se iPhone-i i radhës do të quhet “Air”, jo 6, pasi “Apple-i ka treguar se ata mendojnë që iPhone është mjaftueshëm i maturuar për të garantuar dy versione 5S dhe 5C dhe ai beson se “një tregtim më i diferencuar, si iPad Mini dhe Air do të ndihmojnë në përforcimin e dy linjave të produktit”.

 

Tani për tani, Apple nuk ka plane publike për të lançuar iPhone-in e ri, por kompania e prezanton iPhone-in në vjeshtën e çdo viti, ndaj ka ende kohë për të ëndërruar për iPhone-in e radhës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama