Si Enver Hoxha fitoi mbi Sejfulla Maleshoven per drejtimin partise

Si Enver Hoxha fitoi mbi Sejfulla Maleshoven per drejtimin partise
Raporti i viti 1950/Historia e Shqiperise ne arkivat angleze

Shqiperia e pas Luftes se Dyte Boterore ka qene ne qender te vemendjes, si nga ana e Britanise se Madhe ashtu edhe ish-Bashkimit Sovjetik. Te dyja palet i shikonin me vemendje zhvillimet politike ne vendin tone dhe secila pale mundohej qe ne krye te vihej ajo force per te cilen ata ishin te interesuar. Per qeverine angleze, situata ne Shqiperi ishte shume e rendesishme. Ajo kishte ngritur nje zyre te posaçme ne Ministrine e Jashtme te Britanise ku mblidheshin te gjitha te dhenat qe vinin ne lidhje me situaten ne Shqiperi. Kjo zyre mblidhte te dhena jo vetem per situaten politike ne Shqiperi, por edhe te dhena per te gjithe kreret e komuniste ne vend, duke filluar qe nga Enver Hoxha te Sejfulla Maleshova, Koxi Xoxe etj. Gazeta "Tirana Observer" ka arritur te siguroje nga Arkivi Qendror i Shtetit, dokumente sekrete te vitit 1950 te Ministrise se Jashtme angleze, ku flitet per menyren se si Enveri arriti te vije ne krye te shtetit, duke fituar mbi rivalin e tij, Sejfulla Maleshova. Raporti tregon gjithashtu edhe fraksionet ne te cilat ishte ndare Partia Komuniste e Shqiperise ne vitet e pasçlirimit. Ne keto raporte, anglezet e quajne te pafalshme edhe punen e personelit te tyre qe merrej me Shqiperine per punen e dobet qe bene, duke bere qe Enver Hoxha te triumfoje e te dale ne krye. Ne dokument trajtohen edhe marredheniet e qeverise angleze me nacionalistet shqiptare qe ishin ne mergim, per shkak te regjimit komunist ne vend.

Raporti i perkthyer ne shqip

Nga informacioni i marre indirekt nga delegacioni i Rinise shqiptare, tani ne Londer, del se manovrat per pushtet po zhvillohet ndermjet dy seksioneve ne qeverine aktuale shqiptare, te drejtuar aktualisht nga Hoxha (kryeminister) dhe Xoxe (minister i Brendshem) ne nje ane dhe nga Sejfulla Maleshova ne anen tjeter. Origjina e kesaj ndarjeje shtrihet ne marredheniet ndermjet ketyre personave ne fillimet e pushtetit partizan. Maleshova, si i emeruari i Moskes, ku ai kishte jetuar dhe punuar per shume vite, ishte figura me e fuqishme, sidomos ne zgjedhjen e udheheqesve te Levizjes. Ai mbeshtetej nga Selim Shpuzi, nje tjeter punonjes komunist me rrenje te forta dhe me integritet te plote, i cili eshte tani drejtor i Pergjithshem i Ministrise se Propagandes, qe atehere ishte gjithashtu pergjegjes per propaganden dhe direktivat ne ushtrine partizane. Keta dy persona ia detyronin autoritetin e tyre epersise se qendrimit te tyre mes komunisteve shqiptare. Hoxha dhe Xoxe, ne anen tjeter, ia detyronin zgjedhjen e tyre si lidere formale jo ndonje epersie personale, por faktit se ishin te bindur dhe (si njerez nga Korça) me te arritshem.

Konflikti zhvillohet si me poshte:

1. Hoxha dhe Xoxe perpiqen te forcojne pozicionin e tyre, duke u liruar nga fijet drejtuese te Maleshoves. Fuqia e tyre buron nga kontrolli i Ushtrise dhe Ministrise se Brendshme; nderkohe qe i kane varur shpresat ne ndryshimin e qeverise nga nje instrument ideologjik ne nje instrument kombetar, duke perdorur gjeresisht friken e perhapur tashme nga Greqia. Pozicioni i tyre eshte ne menyre te permbledhur: "Nje komunist nuk paraqet asnje lloj rreziku, por ai duhet te jete pro-shqiptar dhe jo pro-rus."
2. Maleshova dhe Shpuzi perpiqen te mbajne pushtetin e tyre. Forca e tyre varet ne nderlidhjen ruse, te forcuar se fundmi me pajisje ushtarake dhe dridhura si dhe referencat miqesore te shtypit pa lene menjane faktin se indoktrinomi i Ushtrise dhe popullit eshte ne duart e tyre. Ata punojne ngushte bashke, dhe Shpuzi se fundmi eshte martuar me motren e nje prej oficereve me premtues, koloneli me i ri ne ushtri. Ky kolonel jeton ne nje shtepi me Shpuzin dhe bashkeshorten e tij.

Njohja e Hoxhes

Duke gjykuar nga reagimi i shqiptareve qe jane vendosur tashme ne Londer, njohja do te forcoje seksionin e Maleshoves. Njohja nga britaniket nuk ka marre asnje shenje mirenjohjeje. Ajo konsiderohet sikur vjen nga iniciativa sovjetike; dhe ne krahasim me reputacionin rus, rezervat britanike ne kufij duken te vrazhda dhe kercenuese.

3. Ne aktin e njohjes ne vetvete ne humbem lirine tone te veprimit persa i perket azileve shqiptare ne Itali etj., por duke qene larg fitimit te besimit te partizaneve, ne thjesht zgjuam dhe njehere dyshimet e tyre se me ne fund ne do te mbeshtesim "imperializmin" grek ne jug te Shqiperise.

Njohja e Hoxhes do te zhgenjeje nacionalistet e moderuar brenda dhe jashte vendit, te cilet kane kthyer syte nga ne per rivendosje ndaj dominimit te Frontit Nacionalçlirimtar. Lidhja e aktit te njohjes me kujtimin e debatit ne kufi do t'i shtyje te moderuarit ose jashte politikes ose ne mbeshtetje te regjimit te Hoxhes. Dhe ka shume gjasa qe ne ate regjim ata te mos aplikojne efektet e moderuara. Pretendimet greke, pavaresisht se stimulojne nacionalizmin shqiptar, mund te arrihen vetem ne lidhje me Jugosllavine dhe me Rusine. Forma qe ka marre situata nga njohja jone, vetem sa e ka larguar levizjen e Hoxhes nga ideologjia dhe drejt nacionalizmit, si dhe ka forcuar terheqjen e Maleshoves ndaj federalizmit komunist.

Ne mbeshtetje te ketyre analizave, eshte me vlere te vihet re se ngjarjet e 10 nentorit u manovruan ne menyre te tille, per t'i dhene efekt madhor njohjes nga ana e Rusise. Ruset i dhane duartrokitjet e tyre ne raportin e tyre te ores tete te mengjesit: kabineti u takua ne oren nente; lajmi u perhap me shpejtesine e eres dhe raportet britanike dhe amerikane shprehnin qarte zhgenjimin, per te mos permendur tradhtine jonjerezore, por te kuptueshme te brigadierit Hodgson.

"Profecia e britanikeve per Enverin dhe Stalinin"

Duket se anglezet e kishin parashikuar qe ne fillim se marredheniet e ngushta te Shqiperise me Bashkimin Sovjetik ne vitet '50 do prisheshin shume shpejt. Shembullin ata e merrnin nga politika qe kishte ndjekur edhe me pare ish-udheheqesi komunist, Enver Hoxha, me ate jugosllav, Josif Broz Tito. Per anglezet, Shqiperia u perdor nga Bashkimi Sovjetik ne kohen kur ketij te fundit Jugosllavia filloi t'i bente numra. Por ne kete situate te ndere, Enver Hoxha nuk do t'i rezistonte dot afrimit me Stalinin, duke u larguar ne te njejten kohe nga Titoja. Por ndryshe e shikonin britaniket kete afrim midis dy udheheqesve komuniste, pasi per ta kjo ishte nje aventure nga ana e Enver Hoxha ne kurriz te Shqiperise, gje qe do sillte edhe me shume izolimin e Shqiperise. Dhe siç duket, profecia e anglezeve do realizohej vetem 10 vjet me vone, kur Shqiperia prishi marredheniet me Bashkimin Sovjetik. Gazeta "Tirana Observer" boton nje analize te vitit 1950 te Ministrise se Jashtme angleze ne lidhje me marredheniet e Enverit me Stalinin. Ne analizen e tyre anglezet e kane parashikuar me detaje se çfare perfitonte Shqiperia nga kjo marreveshje dhe çfare demesh i sillte ky afrim. Per ta Enver Hoxha e kishte futur vendin ne nje aventure ku nuk i diheshin pasojat qe mund te kishte Shqiperia.

Raporti i anglezeve ne lidhje me afrimin e Enverit me Stalinin

Miqte dhe armiqte e Enver Hoxhes duhet te bien dakord per dy gjera. Si fillim, ai po rrezikon gjithçka, perfshire dhe te ardhmen e Shqiperise, per hir te Rusise. Se dyti, ai nuk ka qene i zoti te binde ruset qe te rrezikojne gjithçka per te apo per Shqiperine. Ai eshte si nje alpinist, te cilit i ka humbur pikembeshtetja dhe varet mbi nje gremine nga fundi i nje litari te tendosur, ndersa shoqeruesit e tij nuk bejne asnje perpjekje per ta shpetuar, por i hedhin nga nje cope ushqimi here pas here vetem per ta mbajtur gjalle. Politika e Hoxhes do te kishte kuptim nese Rusia do te ishte e pergatitur te angazhohej t'i vinte ne ndihme, nese ai do te sulmohej. Por Rusia eshte treguar e kujdesshme te ruaje lirine e saj te veprimit. Dhe ka shenja se ajo eshte gati te braktise Shqiperine ne çdo moment, nese ka nje avantazh me te madh tjeterkund, le te themi ne Gjermani apo ne Lindjen e Larget.

Enver Hoxha nuk ka qene kurre nje satelit i drejtperdrejte i Moskes. Kur Jugosllavia i qendronte besnike Kremlinit, ai ishte pergjegjesia e veçante e Titos. Gazetat jugosllave e pershkruajne ate me fjalen "rukovodilac", dhe kjo do te thote menaxheri i nje departamenti nen dike tjeter. Hoxha ishte sateliti i nje sateliti, administratori i nje province ne emer te Titos. Kjo ishte nje situate poshteruese per shqiptaret patriote; por kishte dhe nje kompensim. Jugosllavia garantoi t'i jepte ndihme ushtarake, nese do te ishte e nevojshme. Nese Shqiperia do te sulmohej, ushtria jugosllave do te perfshihej bashke me ate shqiptaren. Tani Jugosllavia ka prishur garancine e saj ushtarake. Por Rusia nuk e ka zene vendin e saj. Rusia ju ka thene fjale dhe fraza inkurajuese, te cilat jane shume te lira per kedo. Por tani jo me. Edhe importet e pamjaftueshme qe vijne ne vend jane me se te paguara nga nafta dhe kromi shqiptar. Rusia nuk do ta garantoje mbrojtjen tuaj. Pse jo? Qeveria juaj flet per rrezikun/pushtimin e afert, ose nga Greqia ose nga Tito apo nga te ashtuquajturit "imperialiste". Nese ekziston nje rrezik i tille, perse Rusia, per te cilen ju po rrezikoni kaq shume, te mos thote qarte se do t'ju mbroje ajo? Nese nuk ka rrezik, atehere Hoxha po luan me patriotizmin tuaj per te ruajtur pushtetin e tij personal.

Edhe nje here, Shqiperise nuk i lejohet te jete nje anetare e "Cominform-it". Partite komuniste te Evropes Perendimore, megjithese jane ne opozite ne vendet e tyre, jane ftuar, por Enver Hoxha eshte refuzuar, me gjithe levdatat qe i ka bere Stalinit dhe faktin se ai eshte kryetari i nje qeverie komuniste. Perse eshte ky diskriminim kunder Shqiperise, nese Rusia ka nder mend ta mbeshtese ate permes gjithfare furtunash?Ju kujtohet menyra si Hoxha e lavderoi Stalinin per pervjetorin e tij te 70-te. Asgje nuk ishte me e tepruar. Ai madje planifikon nje statuje te Stalinit ne Tirane. Sidoqofte, ne takimin e ditelindjes per diktatorin rus ne Moske, u bene fjalime nga perfaqesuesit e te gjithe shteteve pro-Rusise ne Evropen Lindore, perveç njerit, dhe kjo ishte Shqiperia.

Ne numrin e datelindjes se gazetes zyrtare "Cominform", njerit vend nuk iu la vend mes artikujve qe lavderonin Stalinin, dhe ky vend ishte perseri Shqiperia. Keto mosperfillje te qellimshme duan te thone thjesht se Rusia po i ben linjat e terheqjes te qarta, ne rast se nje ndryshim i politikes do t'i sherbente interesave te saj. Pyetja qe shqiptaret patriote, cilado qofte partia e tyre, po i bejne vetes, eshte se pse edhe pas kaq shume mosperfilljesh, secila ne vetvete nje paralajmerim, Enver Hoxha vazhdon politiken e tij te izolimit te Shqiperise dhe e ekspozon ate ne opinionin e botes, e cila ajo e ka fyer dhe perqeshur. Besimi i tepruar ndaj nje vendi si mik apo mbrojtes eshte politike fatale per Shqiperine.

 Kjo u provua me fashizmin e Musolinit. Kur Enver Hoxha foli per Titon ne te njejten menyre te tepruar qe tani ben per Stalinin, ai ishte i pergatitur ta linte Shqiperine te behej republika e shtate e Federates Jugosllave. Dhe ne ato dite, ruset, te cileve ai iu sherben me kaq devotshmeri, nuk ngriten asnje gisht per te shpetuar vendin tuaj. Per sa kohe qe Tito ishte besnik ndaj tyre, ai u lejua te bente çfare deshironte.

Vetem kur ai tregoi shenja rebelimi, Rusia u perpoq ta ruante Shqiperine, jo per veten e saj, por si nje baze per operacionet rebele te Greqise dhe per operacionet e ardhshme kunder Titos. Hoxha atehere lejoi qe Shqiperia te perdorej si per nje aventure, e cila nuk do t'i sillte asaj asnje avantazh nese do te dilte me sukses, por rrezikonte shkaterrimin nese deshtonte. Greqia kerkon pjese te Shqiperise jugore me justifikimin qe kufiri i tanishem ndihmon forcat sulmuese, dhe ajo citon se pushtimi fashist i vitit 1940 e provon kete. Ne vend qe t'i tregoje botes se Greqia nuk eshte ne nje rrezik te tille tani, dhe keshtu te minimizoje forcen e argumentit grek, Hoxha iu beri kerkesave te Greqise propaganden me te madhe qe mund te benin.

Ai lejoi qe nje ushtri rebele greke te perdorte territorin shqiptar, dhe saktesisht territorin ne fjale, qe te vazhdonin luften civile ne Greqi. Ky ishte nje gabim, pasi e komprometonte Shqiperine para opinionit te botes. Ishte gjithashtu nje gabim i trashe, pasi nje politike e tille ishte e thene te deshtonte. E si mund te besohej se Rusia, e cila "nuk do te rrezikonte te perfshihej ne lufte per portin Adriatik", te pergatitej te rrezikonte seriozisht me Greqine perballe premtimit te presidentit Truman per mbeshtetje per qeverine greke? Çfare dallimi per Enver Hoxhen qe e ka vendosur absolutisht veten gabim per hir te nje politike qe ishte e thene te deshtonte ne çdo rast.

Edhe sikur komunistet greke ta kishin fituar luften e tyre civile, kush ju garantonte ju se ata nuk do te kerkonin popullaritet mes nacionalisteve ne shtepi, duke kerkuar Shqiperine Jugore, ashtu si komunistet e Qipros tani jane bashkuar me Krahun e Djathte per ta kerkuar ishullin per Greqine?Rezultati i kesaj nderhyrjeje te pavlere ishte se pjesa tjeter e botes u trazua per te ndihmuar Greqine t'i rezistonte dominimin komunist. Per kete arsye, nje ushtri greke shume e stervitur, krejtesisht e modernizuar, me e madhe dhe me e modernizuar, qendron ne kufirin jugor. Pergjate kufirit verior dhe lindor qendron ushtria e Jugosllavise, qeveria e te ciles po ofendohet nga Radio Tirana me gjithe forcen qe ka ne dispozicion.

Ne perendim, dera juaj per ne Evrope eshte e mbyllur, me perjashtim te nje rryme te mjere nga anijet ruse. Dhe kur Enver Hoxha dhe miqte e tij ruse ju kane drejtuar ne buze te shkaterrimit, e pashembullt ne historine e Shqiperise, i eshte lene te ashtuquajturve "imperialiste", Britanise dhe Amerikes, te keshillojne, te pajtojne dhe t'u mposhte. Me nje diference te ngushte, Shqiperia ka fituar nje here kunder mundesise per ta rindertuar lirine e saj kombetare ne menyren e saj, dhe shqiptaret ju kujtohen miqte e tyre ne boten e lire, te cilet nuk e humbasin respektin per ju, edhe kur zeri i vertete meket nen diktaturen. Por rreziku ndaj Shqiperise per politiken e nxituar te Hoxhes mbetet, dhe eshte detyra e shqiptareve te mendojne per menyrat ne te cilen ato rreziqe mund te kalohen.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama