Shullazi Basha Padite e Rames presion ndaj opozites per te heshtur

'Shullazi', Basha: Padite e Rames presion ndaj opozites per te heshtur

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar ditën e sotme kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë promovuesin më të madh të krimit në institucionet publike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kreu i PD-së, Basha i rikthehet akuzave të opozitës për lidhje të kryeministrit Rama me bandat e krimit, duke shtuar se i gjithë opinioni publik i di provat që Rama kërkon të paraqiten nga ana e Partisë Demokratike për akuzate ngritura.

Basha shprehet se lidhja e Ramës me krimin ka pushtuar edhe parlamentin shqiptar, duke iu rikthyer edhe një herë akuzave për kriminalizim të Kuvendit. Sipas Bashës, 19 nga 83 deputetët e mazhorancës janë me të shkuar kriminale dhe se kjo mazhorancë po mbahet vetëm me votat e krimit.

“Me pergjegjesi politike dhe morale para vendit, akuzoj sot kryeministrin e vendit si promovuesin me te madh te krimit ne institucionet publike, ne historine e shtetit shqiptar. Jam i vetedijshem per peshen e akuzes por ne nuk mundet te fshehim te verteten, duam te jemi te ndershem me popullin tone. Shqiperia jone eshte e vleres, e te vertetes dhe e ndershmerise. Opinioni publik i njeh fare mire provat qe kerkon i akuzuari. 19 nga 83 deputetet e mazhorances vijne nga nje background kriminal. Ne historine e parlamentarizmit boteror nuk mund te gjesh nje rast te vetem kur nje lider shumice a pakice, te kete futur afro 25% te listes se deputeteve me te dhena kriminale. Kjo mazhorance mbahet me votat e krimit. Kjo eshte vetem fasada e lidhjeve organike rilindje-krim.” shprehet Basha

Më tej Basha shprehet se lidhur me deputetët e mazhorancës që janë me të shkuar kriminale, Kryeministri Rama ka dijeni, pasi në të kundërt, do të duhet që këta deputetë duhet të ishin përjashtuar nga grupi parlamentar i PS, dhe jo tu jepet mbështetje.

“Detyra jone eshte ta clirojme qeverisjen, politiken dhe sherbimet publike te shqiptareve nga krimi. Asocimi me krimin eshte bere me vullnet te plote nga i akuzuari dhe ka nje kosto te larte per moralin, trashegimine, vlerat, interesat dhe sigurine kombetare. Nuk i njihja per kriminele - thote Kryeministri - se me sollen deshmine e penalitetit. A mundet qe institucionet me te informuara te vendit sic jane partite politike dhe lideret e tyre, t'i perzgjedhin deputetet ne menyre kaq siperfaqesore! Keshtu e drejton ky njeri edhe qeverine, keshtu e drejton edhe sigurine e vendit? Si mund t'i genjesh shqiptaret ne kete menyre dhe mos te te zvarget boja?! Nese vertet ndjehet i penduar nga deputetet me rekorde kriminale, trafikantet e prostitucionit dhe droges, pse nuk i terheq mbeshtjetjen politike dhe nuk i perjashtom nga grupi i tij parlamentar? Ky eshte nje krim kunder vendit. Nje politikan me integritet nuk ia ben kete padrejtesi qytetareve dhe vendit te tij. Ky rekord i te keqes na nxin faqen sot dhe neser. Per kete nje lider nuk do rrinte asnje ore me shume ne hapesiren publike.” shprehet Basha

Sa i përket deklaratave të kryeministrit se nëse paraqiten prova të lidhjes së tij me krimin, Basha këto i ka cilësuar bllofe, ndërsa paditë e bëra nga ana e shefi të qeverisë në drejtim të krerëve të PD-së Ristani dhe Paloka, janë sipas liderit të demokratëve, një strategji e mafias dhe presion për të heshtur.

“Bllofin me doreheqjen nuk ta pranon kush. Doreheqja eshte akt nderi dhe vlerash. Por ky nuk eshte rasti per pritshmeri te tilla. Nje politikan me vlera nuk do krijonte nje varesi te tille bashkepunimi me krimin. Presioni me padi penale ndaj opozites eshte strategji e mafias, eshte presion per te heshtur. Krimi dhe miqte e tij ne politike nuk e frikesojne kete popull. Do na kene perballe deri sa te shpetojme vendin prej tij. Ne jemi te vendosur ne luften tone per te pastruar politiken dhe shtetin nga krimi, te vendosur te clirojme shtetin dhe shoqerine nga miqte e krimit ne politike.” përfundon lideri i PD-së


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama