Rama mesazh Greqise Smbyllim syte as gojen per te drejtat tona

Rama mesazh Greqise: S'mbyllim syte, as gojen per te drejtat tona

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Kuvend programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme. Duke u ndalur në politikën e jashtme dhe të marrëdhënieve me fqinjë Rama tha:  Ne vazhdojmë të besojmë në devizën tonë zero probleme me fqinjët”

Duke u ndalur tek Greqia nënvizoi: Do të intensifikojmë përpjekjet për të zgjidhur përmes strukturës tanimë të dakordësuar të dialogut problemet e mbartura me të vetmin fqinj sot që kemi probleme, Greqinë.

Mesazhi i Ramës për fqinjin jugor “i thjeshtë dhe i qartë”,  u dëgjua edhe nga ambasadorja greke në Tiranë, Eleni Surani,  e cila ishte e pranishme në sallën e Kuvendit.

Duam miqësi reciproke, respekt të ndërsjelltë dhe bashkëpunim strategjik. Për ne çdo grek që jeton në Shqipëri është anëtar, me liri e të drejtat të barabarta të familjes tonë.

 Dhe minoriteti grek është një urë, tejet e vyer lidhëse mes dy vendeve e popujve tanë, urë për të cilën kujdesi i qeverisë dhe i shtetit shqiptar vetëm do të vijojë të rritet.

Por Shqipëria pavarësisht halleve e nevojave të saj nuk do të mbyllë asnjëherë as sytë as gojën në mbrojtje të të vërtetave e të drejtave të veta.

Shprehem besimplotë se koha që kemi përpara do të sjellë zgjidhjet e dëshiruara për të gjitha palët.  Me dialog real me këmbë në tokë jo me deklarata fluturake në distancë, dhe marrëdhëniet mes nesh do të ngrihen në një nivel të ri miqësie, respekti dhe bashkëpunimi strategjik.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama