Filmi frankofon ne Marubi

Filmi frankofon në  'Marubi'
Në kuadrin e Frankofonisë 2011, Akademia e Filmit dhe Multimedias ë në ambientet e “Marubi” do të shfaq saj disa filma. Ditën e shtunë, datë 12 mars, ora 12:30, në bashkëpunim me Ambasadën e Rumanisë në Shqipëri, ë filmin rumun Akademia do të shfaq "Si kam festuar fundin e botës" (Cum mi-am petrecut sfarsitul lump) të regjisorit Catalin Mitulescu, prodhim i vitit 2006. Filmi është në rumanisht me subtitra në frëngjisht.

Ditën e hënë, datë 14 mars, në bashkëpunim me Konsullatën e Kanadasë në Shqipëri, shfaqet filmi "Ditari i Aurelisë Laflame" (Le Journal d'Aurélie Laflamme) i regjisorit Christian Laurence, prodhim i vitit 2010. Të martën, datë 15 mars, përsëri në bashkëpunim me Konsullatën e Kanadasë në Shqipëri, shfaqet filmi "Piché: Mes Qiellit dhe Tokës" (Piché: entre ciel et terre) i regjisorit Sylvain Archambault, prodhim i vitit 2010. Të mërkurën, datë 16 mars, Akademia shfaq në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Shqipëri filmin "François Truffaut, një autobiografi" të regjisores Anna Andreu, prodhim i vitit 2004.

Filmi është ne frëngjisht me subtitrat në anglisht. bashkëpunim Të enjten, datë 17 mars, po në me Ambasadën e Francës në Shqipëri, shfaqet filmi "Mondovino" i regjisorit Jonathan Nossiter, prodhim i vitit 2003. Filmi është në frëngjisht, italisht, anglisht dhe spanjisht me subtitra në frëngjisht.

Kurse të premten, datë 18 mars, Akademia në bashkëpunim me Ambasadën e Spanjës në Shqipëri, në kuadrin e “Të premtes së kinemasë spanjolle”, do të projektojë një film spanjoll me subtitra në anglisht. Të mërkurën, datë 23 mars, në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, aktivitetet e Frankofonisë 2011 vazhdojnë me shfaqjen e filmit francez "U" i regjisorëve Serge Elissalde dhe Grégoire Solotareff, prodhim i vitit 2006. Filmi është në frëngjisht me titra anglisht. Ky film jepet në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Shqipëri:

Të enjten, 24 mars, Akademia në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Shqipëri do të shfaqë filmin "Jeruzalemja e vogël" e regjisores Karin Albou, prodhim i vitit 2005. Filmi është në frëngjisht me subtitra në anglisht. Të gjithë këta filma fillojnë në orën 19:00 dhe hyrja është e lirë. Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” ndodhet në Rr. “Aleksandër Moisiu”, Nr. 76, ish-Kinostudi

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama