Kalendari artistik i TOB

Kalendari artistik i TOB
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baleti premton që në pjesën e mbetur të vitit t’i ofrojë publikut kryeqytetas një premierë në muaj. Sipas të dhënave nga ky institucion në program është një kalendar i ngjeshur me koncerte, premiera e rivënie, ku renditen vepra si “Werther”, “Don Carlos”, “Turandot”, “Stravinski” etj

Premierat e mëdha do të gërshetohen edhe me shumë koncerte recitale të instrumentistëve shqiptarë e të huaj. Kalendari i TOB përmban edhe një koncert me muzikë nga Listz si dhe një koncert recital i Kreshnik Zhabjakut. Në program është parashikuar edhe një shfaqje për ritualet shqiptare të lindjes, martesës e vdekjes. Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së sopranos Marie Kraja dhe 25-vjetori të debutimit të parë të Inva Mulës në skenën shqiptare do të organizohen koncerte përkatëse

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama