Filmi i animuar shqiptar ne AQSHF

Filmi i animuar shqiptar ne AQSHF
Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit (AQFSH) muajin prill ia ka kushtuar filmit të animuar shqiptar. E gjithë historia e filmit të animuar shqiptar do të prezantohet në një muaj në ekranin e kinemasë së këtij institucioni. Çdo të mërkurë, ora 12:00, në sallën e tij të kinemasë, do të projektohen vepra të një regjisori të caktuar. “Muaji i Animacionit”, siç është quajtur ky aktivitet, hapet më 6 prill, me vepra të regjisorit Bujar Kapexhiu. Janë katër filma vizatimor, që përfaqësojnë punën e tij shumëvjeçare në artin e animacionit. Kapexhiu është një nga themeluesit e këtij zhanri filmik së bashku me regjisorin Vlash Droboniku. Këtë ditë do të prezantohet puna e tij e parë “Pika e ujit”, prodhim i vitit 1976. Gjithashtu do të shfaqen edhe dy filma të ndaluar më parë për motive biografike të bashkë-skenaristit Bashkim Shehu: “Kur shefi merr flakë” dhe “Autogol”. Më 13 prill vjen krijimtaria e regjisorit Artan Maku. Kjo ditë sjell premierën e filmit të tij më të fundit “Liria e madhe”, si edhe shfaqjen e tre filmave të tjerë përfaqësues të krijimtarisë së tij artistike.

“Dhelpra dhe iriqi” prodhuar më 1981, “Portreti” nga viti 1985 dhe “Kënga e fundit”, prodhim i vitit 1990. Data 20 prill i është dedikuar regjisorit Gjin Varfi. Këtë ditë do të shfaqen tre filma të animuar të përzgjedhur nga krijimtaria e tij 25 - vjeçare, si dhe premiera e veprës së tij më të fundit, “Mëkatari”, prodhim i vitit 2010. Më 27 prill e ka radhën krijimtaria e regjisorit dhe animatorit Artur Dauti me një karrierë të gjatë 30 - vjeçare në këtë fushë. Në program janë vepra të përzgjedhura si edhe premiera e filmit të tij më të fundit “Torollaku”, prodhim i vitit 2010. Në maj AQSHF do të organizojë “Muajin e Filmit Ballkanik”, gjatë të cilit do të prezantohen krijimet më të bukura ndër vite të regjisorëve që kanë lënë gjurmë në krijimtarinë e tyre kinematografike Hyrja është e lirë.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ndodhet në
Rr. "Aleksander Moisiu", 76/1.
 Tel.: +355 4 364970,
redaksia_aqshf@yahoo.com,
email: albanianfilmarchive@yahoo.com
www.aqshf.gov.al

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama