Shtepia e Bernarda Albes ne Teatrin Metropol

'Shtepia e Bernarda Albes' ne Teatrin Metropol
Në datat 28 dhe 29 janar, në sallën "Shekspir" të Teatrit të Metropolit, ora 20:00, shfaqet drama e "Shtëpia e Bernarda Albës". Kjo dramë e Frederico Garcia Lorkas ngjitet në skenë me regji të Kiço Londos. Kostumet janë të Berina Kokones, kurse koreografe Aledia Kondaj.

Interpretojnë aktorët:
Bernarda - Luiza Xhuvani;
Maria Hosefa - Roza Anagnosti;
Angustia - Erjona Kakeli;
Magdalena - Adriana Tolka;
Amelia - Mirela Naska;
Martiro - Ermira Hysaj;
Adela - Esela Pysqyli;
Poncia - Taulanta Jupi.

Pas vdekjes së burrit të dytë, Bernarda Alba, një grua dominuese, vendos të mbajë një periudhë zije e cila sipas traditës së familjes duhet të zgjasë për tetë vjet. Bernarda ka pesë vajza nga mosha 21 deri në 40, të cilat ajo i ka mbrojtur, kontrolluar dhe i ka ndaluar kategorikisht të kenë lidhje dashurore. Koha e mbajtjes së zisë i izolon të bijat e saj duke shkaktuar nëpër shtëpi një ndjesi tensioni dhe shtypjeje.

Bernarda acarohet me Angustinen, vajzën më e madhe, duke e akuzuar se ka dëgjuar muhabetet e burrave në oborrin Spanjoll. Angustia ka ftrashëguar një shumë të vogël nga i ati i saj. Gjithashtu i shoqi i dytë i Bernardës i trashëgoi asaj një shumë të madhe parash, duke e bërë kështu një nga vajzat më të pasura në familje. Pasuria e saj tërheq një djalë të ri nga fshati i quajtur Pepe el Romano. Pasioni dhe xhelozia midis motrave rritet. Motrat e tjera mendojnë se është e padrejtë që Angustia, motra më e vjetër dhe më shëndetliga të ketë pasurinë më të madhe dhe të ketë lirinë të martohet.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama