Shqiptari qe krijoi kepucen e zgjuar

Shqiptari qe krijoi kepucen e zgjuar

Një shqiptar ka krijuar këpucën që krijon energji. Teknologjia mund të përdoret me sensorë elektrike pa nevojën e baterive. Janë dy pjesë të ndarë që prodhojnë energji kur thembra prek tokën. Detajet e kësaj shpikjeje janë publikuar në botimin “Smart Materials and Structures”. Shqiptari që ka bërë këtë shpikje quhet Klevis Ylli, i cili punon për HSG-IMIT, një qendër kërkuese në Villinge-Schwenninger.

Energjia që do të prodhohet nga këpuca nuk është e mjaftueshme për të furnizuar një telefon, që kërkon 2 000 mW. Por, është e mjaftueshme për të furnizuar një sensor të vogël dhe transmetues, duke i hapur rrugën krijimit të një aplikacioni të ri. “Mund të prodhohet mbi 250 mW”, thotë Ylli për BBC. Ai shton se kjo është bërë me qëllimin e krijimit të këpucëve që lidhen dhe zbërthen vetë automatikisht, gjë e cila mund t’u shërbejë të moshuarve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama