Shqiptaret fitojne turneun e bamiresise ne Oksford

Shqiptaret fitojne turneun e bamiresise ne Oksford

Një ekip futbolli me emigrantë shqiptarë fitoi një turne bamirësie, të organizuar për nder të karnavaleve të rrugës së famshme “Cowley” në Oksford të Britanisë. 

 

Oksfordi e ka traditë ditën e karnavaleve në këtë rrugë, por më se shumti, këto karnavale financohen nga komuniteti. Kështu, Xhetan Bushit, shqiptarit që ka një bar-kafe në këtë rrugë, i shkoi në mendje që të organizonte një turne futbolli amator për të financuar karnavalet.

Emigrantë nga e gjithë bota formuan ekipet e tyre. Shqipëria doli në finale me Arabinë Saudite, të cilën e mposhti. Deri tani janë mbledhur 70 mijë paund nga 120 mijë që synohen deri muajin tjetër.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama