Shqiptaret duan Piratet e Karaibeve 3

Shqiptarët duan
Kurorën e filmit më të mirë të vitit e mban saga me aventura "Piratët e karaibeve 3". Në vend të dytë është një tjetër sagë. "Spider man 3", aventurat e të cilit me sa duket vazhdojnë të mbeten të preferuara për publikun e ri shqiptar. Filmin epik "300" pozicionohet në vendin e tretë, ndërsa vendi i katërt i takon filmit "Harri Potter 5".

Dhjetëshja e filmave më të ndjekur vazhdon me një bllok komedish. Në vendin e pestë "Mr. Beans Holiday", i pasuar nga komedia amerikane "Knocked up", "Night at the museum" dhe "Norbit". Dy vendet e fundit të dhjetëshesh i takojnë filmave aksion dhe fantashkencë.

Në vendin e 9 është "Transformers" dhe në vendin e dhjetë "Rush hour". Fundin e listës e zënë katër filma që nuk zgjuan kureshjeten e publikut në krahasim me të tjerët. Më të këqijtë e vitit 2007 në "Millennium 2" janë filmi italian "Arriverdeci amore, ciao", "28 javë", "Doën at the valley", ndërsa më i pandjekuri është "Marie&Bruce".

Të gjithë filmat ashtu si çdo vit kryen itinerarin e tyre në të gjitha kinematë e rrjetit "Millennium" në Shqipëri. Mësohet se filmat më të ndjekur në Tiranë patën thuajse të njëtën vijueshmëri shikueshmërie edhe në kinematë e rretheve. Megjithatë eksiztojnë edhe përjashtimet, si në rastin e filmit "Dreamgirls", i cili nuk u preferua për publikun shkodran, po aq sa në Tiranë. Filmi më i mirë për një vit më parë ishte "Kodi i Da Vincit", ndërsa pritet që gara për 2008-ën të jetë më e fortë.

Marre nga : Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama