Shqiptaret boom ne filmat e Hollivudit por....

Shqiptarët, boom në filmat e Hollivudit, por....
Filmi përshkruan ngjarjet e një grabitjeje të një banke të madhe në Manhatan. Hajdutët rrethohen nga policia. Për të çorientuar policët njujorkezë, në mikrofonët përgjues brenda bankës hajdutët vendosin një kasetë. Dhe ja ku nis e kumbon zëri i Enver Hoxhës.. Për disa minuta rresht policët rrethues dëgjojnë një fjalim të vërtetë të Enverit, gjatë një mbledhjeje partie.

Ndërkohë, një nga policët arrin të dallojë që gjuha e folur është shqip dhe ky zbulim nuk është i rastit. Ai tregon se ish e dashura e tij ka qenë shqiptare. Ja dhe biseda e zhvilluar mes policit dhe shefit të tij:
-Telefonoji të dashurës!
-U cmende? Unë e urrej atë, mos ma bëj këtë!
-Ti the që ajo flet shqip? Është kështu?
-Po, ajo ka lindur atje
-Telefonoji pra. Do të ta di shumë për nder këtë gjë
-( I telefonon dhe ajo vjen)
-Si je?
-Mirë, (në duar mban një tufë me gjoba makine dhe thotë që do përkthejë vetëm nëse policët i sigurojnë se nuk do ti pagujë gjobat)
-Po...do shikoj se çfarë mund të bëj
-Mund të dëgjosh këtë regjistim dhe të na thuash se çfarë janë duke thënë?
-E di se për çfarë po flasin, madje di dhe se kush është ai që po flet
-Ti e di se kush është?? Di dhe emrat e tyre??
-Është Enver Hoxha,
-Kush?
-Ka qenë kreu i shtetit i Shqipërisë
-Ti po thua që kreu i shtetit shqiptar po vjedh një bankë?
-Enver Hoxha ka vdekur, kjo është një kasetë e inçizuar.. Ai po thotë se sa i madh është populli shqiptar, komunizmi është i madh, kapitalizmi është gënjeshtër…bla....bla...bla..”

Do të ishte një prodhim tjetër, ai i këtij viti, sigurisht prodhim hollivudian, ku luajnë i madhi Antonio Banderas dhe Meg Rayan, një film tjetër ky ku përmendet sërisht emri i Shqipërisë.

Titulli i filmit është “My mom’s new boyfriend” (I dashuri i ri i nënës sime). Çifti intepretohet pikërisht nga Banderas dhe Rayan. Banderas e fton të dashurën e tij të re në një lokal…shqiptar të Nju Jorkut! Djali i së dashurës së tij të re është oficer i FBI- së. Gjatë darkës në lokal, filmi paraqet plot detaje shqiptare, si flamurin kuqezi në sfond, një flamur tjetër të vogël në tavolinën e çiftit. Deri këtu, mirë. Por pjesa tjetër është disi diskriminuese. Por le ta marrim me pak humor. Djali polic i Rayan shkon në tualet dhe aty rastis në hapjen e derës së pasme të lokalit shqiptar. Prej aty hyjnë njëri pas tjetrit disa tipa, me pamje gangsterësh (sipas filmit, shqiptarë trafikantë droge). Ata janë të gjithë të armatosur deri në dhëmbë. Kulmi arrin kur në fund të rreshtit, hyn edhe një grua me kallash në dorë dhe me një fëmijë në dorën tjetër. Dhe pranë fëmijës ajo ka…dy qese kokainë. E tepruar apo jo? Sigurisht, por ata pak shqiptarë që e kanë parë filmin deri më tani (është film prodhim i 2008) thjesht kanë qeshur…

Si përfundim: Shqiptarët e panjohur për shumë amerikanë, janë tashmë personazhe në filmat e Hollivudit. Madje, ca si shpesh, kohët e fundit…Se si dhe se ç’është kjo mani e papritur e skenaristëve amerikanë me shqiptarët, kjo mbetet për tu parë…


Gazeta: Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama