Shqiperia vendi i mundesive dhe kenaqesive pa fund foto ekspozite ne Republiken Çeke per promovimin turistik

12063575_991311630936096_6312630919748966254_nTIRANE, 23 Tetor/ATSH/- Në një nga sallat e bibliotekës së qytetit Milevsko, këto ditë u hap foto-ekspozita "Shqipëria - vendi i mundësive dhe kënaqësive pa fund", një bashkëpunim i fotografit Josef Luxenburg dhe Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën Çeke.

Në ceremoninë e hapjes së foto-ekspozitës, mori pjesë kryetari i Bashkisë së qytetit, Ivan Radosta, miq e simpatizantë të Shqipërisë dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalën e tij Këshilltari i Ambasadës, Lulzim Çota përshëndeti fotografin Luxenburg për nismën e tij për hapjen e foto-ekspozitës me titullin domethënës, "Shqipëria - vendi i mundësive dhe kënaqësive pa fund", gjë që e bën edhe më tërheqëse Shqipërinë për banorët e qytetit Milevkotë, cilët padyshim do të jenë dhe turistët e ardhshëm në Shqipëri dhe miqtë e saj.prage1


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama