Shqiperia permbys Katarin 3-1 kuqezinjte kalojne proven e pare (VIDEO)

Shqipëria përmbys Katarin 3-1, kuqezinjtë kalojnë provën e parë (VIDEO)

UPDATE/ Kuqezinjtë e De Biazit fituan miqësoren e parë ndaj Katarit. Ndeshja e luajtur pasditen e së dielës në Hartberg të Austrisë përfundoi me rezultatin 3-1 për Kombëtaren shqiptare.

1Fillimisht, ekipi i Katarit befasoi Shqipërinë kur kaloi në avantazh në minutën e dytë të pjesës së parë. Goli i ralizuar nga Fadlalla në minutën e 02´ kapi në befasi mbrojtjen pas një topi të krosuar nga goditja e dënimit.
Por pas pësimit të golit, futbollistët e kombëtares rritën presionin e lojës duke barazuar me anë të Ajetit në minutën e 23´, ndërsa Lenjani përmbysi shifrat në 2-1 pesë minuta para se ekipet të shkonin në dhomat e zhveshjes.

13335988_1099326920126288_7257833627480994652_n

Goli i tretë për Kombëtaren u shënua nga Armando Sadiku. Ky i fundit hyri si zëvendësues në pjesën e dytë. Pas një kontrolli të topit jashtë zonës së ekipit kundërshtar, Sadiku gjuajti fort me të djathtën duke realizuar një supergol.

Pas miqësores me modestët e Katarit, kuqezinjtë do të përgatiten për takimin e dytë miqësor që do të luajnë ndaj Ukrahinës më datë 3 maj, në Itali.

Ndeshjet miqësore luhen në kuadër të fazës përgatitore para finaleve të Europianit "Francë 2016" që do të nisë pas pak ditësh.

Goli i Armando Sadikut:

Rezultati final:
Shqipër - Katar 3 - 1

Gol: Ajeti 23´, Lenjani 40´, Sadiku 64'/ Abdulkarim Hasan Fadlalla 02´

Minutat:

90´ Nuk ka minuta shtesë, mbyllet koha e rregullt e pjesës së dytë.

85´ Tjetër aksion sulmuesi i futbollistëve të Katarit. Kitana niset nga e djatha, godet, por jashtë kuadradit.

79´ Rashica niset me shpejtësi në krahun e djathtë, ndërhyjnë futbollistët e Katarit që e largojnë topin jashtë vijave kufizuese.

77´ Musali provon me një gjuajtje nga jashtë zonës së rreptësisë, jashtë kuadratid të Berishës.

74´ Cana shkakton një faull jashtë zonës. Mundësi për futbollistët e Katarit që afrohen në gjysmëfushën e Shqipërisë. Gjuajnë futbollistët e Katarit, por jashtë kuadratid të Berishës.

71´ Kuqezinjtë kontrollojnë topin në mesfushë, luajnë disi më të tërhequr pas shënimit të golit të tretë.

64´ Goooooool! Supergol i Sadikut! Një goditje e fortë jashtë zonës me të djathtën përfundon në krahun e djathtë të portës së portierit të Katarit.

63´ Futbollistët e Katarit nisin një aksion sulmues, Ayif futet në zonë, godet, por pret Berisha.

61´ Ndërrim te kuqezinjtë. Largohet Migjen Basha, në vend të tij futet kapiteni Lorik Cana.

58´ Junior ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyerjes së gabuar ndaj Xhakës.

51´ Goditje dënimi për futbollistët e Katarit. Një goditje e fortë në zonë, por pret Etrit Berisha.

47´ Lilaj futet në zonë, fiton një goditje nga këndi. Kuqezinjtë e nisin në sulm edhe 45´ minutat e dyta të miqësores. Kros në zonë, Basha harkon për Sadikun, godet me kokë, por pret portieri i Katarit.

(Tri zëvendësime për kuqezinjtë. Balaj në vend të Cikalleshit, Sadiku në vendin e Gashit dhe Rashica në vendin e Lenjanit).

45´ Mbyllet pjesa e parë

40´ Gooool! Shënon Lenjani! Një kros i dhënë në zonë kontrollohet nga Lenjani që kontrollon topin, rrotullohet dhe shënon me të majtën.

37´ Karton i dytë i verdhë për futbollistët e Katarit. Elsajet kryen një ndërhyrje të gabuar ndaj Cikalleshit.

36´ Kuqezinjtë rrisin presionin e lojës duke e mbajtur topin në gjysmëfushën e Katarit. Fitojnë një tjetër goditje nga këndi. Top i lartë në zonë, por grushton portieri.

34´ Gashi niset në sulm, pason për Lenjanin që fiton një tjetër goditje nga këndi. Topi kroshet te Lila, gjuan drejt portës, por topi devijohet në një tjetër goditje nga këndi. E gjashta për kuqezinjtë.

32´ Futbollistët e Katarit fitojnë një goditje nga këndi, topi largohet nga Lila. Futbollistët e Katarit insistojnë dhe nisin një tjetër aksion sulmues, fitojnë një goditje tjetër nga këndi.

27´ Lenjani paso një top për Gashin në qendër të zonës, gjuan sulmuesi, por topi ndalet nga këmbët e mbrojtësve të Katarit.

23´ Gooool! Kuqezinjtë ftojnë goditjen e katërt nga këndi. Kroson Basha për Ajetin, gjuan dhe gooooool!

22´ Lenjani ndëshkohet me karton të verdhë për simulim në zonën e rreptësisë së Katarit.

19´ Gashi ekzekuton goditjen nga këndi, topi përfundon te Lenjani i cili godet me të majtën e tij jashtë kuadratid.

18´ Hysaj kryen një rivënie anësorë, kuqezinjtë qarkullojnë topin në mesfushë. Cikalleshi niset në krahun e majtë, kroson në zonë, goditje këndi.

12´ Roshi fiton një goditjë dënimi në mesfushë, faull nga autori i golit. Topi kthehet pas tek portieri Etrit Berisha.

09´ Futbollistët e Kombëtares luajnë në gjysmëfushën e Katarit, fitojnë një rivëni anësore. Topi krosohet në zonë por pret portieri i Katarit.

07´ Roshi nis një aksion në krahun e djathtë, por mbllokohet nga futbollistët kundërshtar.

02´ Goool! Fadlalla shënon pas një krosimi në goditje dënimi.

01´ Topin e parë e luajnë kuqezinjtë.

Formacioni i Kombëtares:

Shqipëria 4-2-3-1: Berisha, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Aliji, Basha, Lila, Lenjani, Gashi, Roshi, Cikalleshi.
Trajner: De Biazi.

Untitled-7

Formacioni i Katarit


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama