Shqiperia nё filmin dokumentar Patchwork Albania

Shqiperia nё filmin dokumentar, Patchwork Albania
Studentёt sjellin Shqipёrinё nё filmin dokumentar personal “Patchëork Albania” nё Akademinё e Filmit “Marubi”. Qёllimi kryesor ishte tё ngrinin njё urё bashkёpunimi, kёshtu u bashkuan pёr tё performuar sё bashku mbi temёn “20 vjet nё rrugёtim”, studentёt e gjermanistikёs dhe anglistikёs tё Universitetit tё Tiranёs dhe Durrёsit. Vetё mosha e tyre ka bёrё qё tё mos njohin mirё pёrmbysjen e sistemit, ndaj ata kanё dashur tё krijonin mundёsinё pёr tё gjetur rrugё tё reja.

Patchwork Albania, urë kalimi mes së shkuarës dhe së tashmes

Me dokumentarin e tyre ata kёrkojnё tё ndёrtojnё njё urё kalimi mes sё shkuarёs dhe sё tashmes. Gjithçka e pёrcjellin ashtu si ata e perceptojnё tё shkuarёn e tyre, pёr kёtё bazohen nё ndikimet qё kanё patur tregimet e prindёrve dhe gjyshёrve tё tyre. Nё kёtё kontekst, duan tё zbulojnё vendet qё janё tё rёndёsishme pёr ta, dhe pёr mё tepёr kёrkojnё  tё gjejnё mёnyrёn se si e shohin tё tashmen. Filmi dokumentar shqyrton kёto kёrkesa dhe nuk e shfaq Shqipёrinё nga njё prespektivё e jashtme, por nga botёkuptimi qё ka brezi i sotёm pёr tё. Filmi bazohet nё tekste letrare, tё krijuara nga vetё nxёnёsit nё lidhje me vendet e tyre tё kujtesёs. Fjala dhe impresionet e tyre janё vendimtare pёr krijimin e imazhit: copёza jete tё jashtёzakonshme dhe tё pёrditshme, grumbuj pikёpamjesh dhe prespektivash. E panjohura kërkon të ngrejë krye për kohën e kaluar.

E panjohura kërkon të ngrejë krye për kohën e shkuar. E kaluara lidh kontekstin linear të vëzhgimeve me të tashmen, që studentët kanë mbledhur gjatë eksperiencës së tyre. Këto dy realitete kanë kushtëzuar dhe i janë nënshtruar njëri-tjetrit. Të zgjerojmë më tej kontekstin e dokumentarit faktori kohë dhe njeri qëndrojnë të ndërlidhur mes tyre, ku koha lë gjurmët e saj tek njeriu, i përket këtij të fundit të gjykojë ndodhitë e zhvilluara në kohë. Patchwork Albania ёshtё njё përmbledhje historish, përshtypjesh dhe përvojash personale, tё cilat do tё shprehen nё tri gjuhё (gjermanisht, anglisht, shqip). Akademia e Filmit “Marubi” bёri tё mundur zbatimin profesional të Patchwork Albania, i cili shfaqet nё kuadër tё Tetorit Gjerman nё Shqipёri.

“Dhimbje dhe dashuri”, vihet nё skenё nga Enada Hoxha dhe Gerd Vaso

Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, prezanton para publikut baletin “Dhimbje dhe dashuri”, nё TKOB, nё kuadrin e përkujtimit tё Frederik Shopen. Kjo premierё sjell në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit botën mondane dhe sallonet parisiene. Dy boshtet kryesore ku koreografët kanё ngritur libertin e baletit tё tyre janё ndërthurja mes botёs sё fuqishme artistike dhe vuajtjes shpirtёrore tё shtypur nga realiteti dhe sëmundja. Koreografët ngrenë një paralele të fuqishme mes potencialit artistik të kompozitorit dhe vetmisë e trishtimit të  tij, që shkaktohet nga fatet e vendit (revolucioni në Poloni). Fryma kontemporane e lëvizjeve skenike koncepton dhe shoqëron baletin e primabalerinёve Hoxha dhe Vaso, qё krijohet nga tingujt e muzikës sё veprës sё Shopen, e cila inspiron çdo tingull lëvizjeje. Solistët Odeta Dishnica, Ledia Sulaj, Rovena Shqevi, Loreta Bala, Jonida Onuzi, Dion Gjinika, Evis Nallbani, Fatjon Lito, Elona Nallbani dhe trupa e baletit do të interpretojnë në muzikën e veprave të Frederik Shopenit, me kostumet e Ardi Asllanit, ndërsa skenografia është realizuar nga Taulant Pustina.

Komedia “Seancë e jashtëzakonshme parlamentare”, sukses në Durrës

Komedia “Seancë e jashtëzakonshme parlamentare” me autor britanikun Rei Konei, është shfaqur në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Fituese e çmimit “Lorenc Olivier” në vitin 1991, komedia me regji të Driada Dervishit, mbështetet në situata komike dhe keqkuptimet e krijuara në një dhomë hoteli. E shfaqur për publikun durrsak, loja aktoriale e artistëve Xhelal Tafaj dhe Neritan Liçaj, të cilët kishin peshën kryesore të shfaqjes, krijoi humor dhe gaz. Tafaj në rolin e ministrit dhe Liçaj në atë të sekretarit të tij, u mbështetën nga loja e aktorëve Eralda Çaushi, Sanie Hoti, Ervin Doko, Roland Koça, etj., që nën drejtimin e regjisores Dervishi. Skenografia e Kristo Çalës, muzika e përzgjedhur nga Jualin Shyti dhe kostumet e përgatitura nga Iliriana Zahirit u bënë komponentë të rëndësishëm për suksesin e merituar të premierës së komedisë “Seancë e jashtëzakonshme parlamentare”, e cila do shfaqet në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” gjatë fundjavës.

Mbahet konferenca shkencore “Shkodra, arbëreshët dhe lidhjet italo-shqiptare”

Në bibliotekën e universitetit “Luigj Gurakuqi”, fakulteti i Shkencave Shoqërore, Qendra kërkimore-shkencore albanologjike dhe departamenti i Gjuhësisë, organizoi konferencën shkencore “Shkodra, arbëreshët dhe lidhjet italo-shqiptare”. Studiues të ftuar nga Shqipëria, Kosova dhe Italia i bën një përmbledhje të gjerë kontributit të Shkodrës dhënë ndriçimit të trashëgimisë arbëreshe dhe kontributit të arbëreshëve dhënë kulturës dhe historisë shqiptare. Në seancën e hapjes u lexuan dy referate njëri nga Artan Haxhi dhe Tefë Topalli lexuan kumtesën e përbashkët “Roli i Kolegjit të Shën Adrianit në marrëdhëniet shqiptaro-arbëreshe”, ndërsa Matteo Mandalà referoi temën ”Kolegjet arbëreshe në marrëdhëniet italo-shqiptare, roli i Seminarit të Palermos”. Në vazhdim të konferencës, të ndarë në dy seanca e morën fjalën studiues të fushave të gjuhësisë, letërsisë, kulturës, historisë etj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama