Shqiperia nuk eshte vetem det

Shqiperia nuk eshte vetem det

Shqipëria, vendi i shqiponjave, është e hapur për turizmin kulturor, një përpjekje kjo për të rritur një ndër asetet e industrisë së turizmit, përtej vendpushimeve bregdetare të bregdetit të Jonit, peizazhi i të cilit ka qenë i rrënuar nga vitet e keqmenaxhimit dhe shfrytëzimit të egër.

Kështu shkruan agjencia italiane ANSA, e cila vijon duke treguar një përshkrim të qyteteve që më së shumti, mund të zhvillojnë më tej turizmin kulturor.

Nga Tirana – me arkitekturën e saj të epokës fashiste, e deri në Berat «qytetin e njëmijë dritareve», me rrugica e tij të ngushta, shtëpi me gur e çati, xhamitë e lashta dhe kishave ortodokse zbukuruar me afreske.

Më pas në jug, lëvdatë për qytetin e lashtë të Gjirokastrës me kulmet e saj prej guri dhe fasadave të mbuluara me trëndafila dhe me rrush qindra-vjeçare, deri në parkun Arkeologjik të Butrintit, disa kilometra nga kufiri me Greqinë, Shqipëria është e gatshme për të mirëpritur turistët dhe investitorët, vijon artikulli.

Rruga është e ngadaltë dhe e komplikuar nga fakti se infrastruktura – si në aspektin e akomodimit dhe transportit – ende duhet të zhvillohet, në mënyrë që të bëjë udhëtimin më të lehtë, por gjërat po shkojnë më mirë. Kështu është shprehur ministri shqiptar i Turizmit, Arben Ahmetaj për median italiane ANSA-med.

Turistët që vizitojnë Shqipërinë janë kryesisht shqiptarët e Kosovës (38% e të ardhurave), maqedonasit (14%); Grekët (10%), malazezët, (6%) dhe italianët (5%), por ministri është shprehur se priten edhe vizitorë nga Evropa lindore dhe perëndimore.

“Çfarë është e sigurt është se ne kemi nevojë për të përmirësuar infrastrukturën e tone. Ne jemi duke bërë vlerësimin e projekteve të ndryshme për zhvillimin e infrastrukturave portuale, sistemit rrugor, si dhe aeroportet” ka thënë Ahmetaj, duke shtuar edhe se i vetmi aeroport në dispozicion të turistëve, në këtë moment, është një në Tiranë, por ka një plan për të ndërtuar një tjetër në Sarandë, në jug

“Investitorët italianë janë të mirëpritur”- theksoi ministri.

Sektori deri tani ka tërhequr, në pjesën më të madhe: grekë, austriakë, turkë dhe sipërmarrës arab.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama